26 Qershor 2022, 12:49
Nga k.m.
Alekasandër Sadikaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me motivin që mund të ketë çuar në eliminimin fizik të Aleksandër Sadikajt, të cilit i ishte vënë tritol në makinë. Grupi i hetimor që po punon për zbardhjen e atentatit me eksploziv janë fokusuar tek e shkuara e të riut. Referuar dosjes që "Fax Neës", shkruhet se i riu ka pasur konflikte me një person të identifikuar me iniciale D.H., të cilit kundrejt shumës 25 mijë euro ka blerë 100 kg hashash. Këtë informacion 'blutë' e kanë marrë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa hashashi është marrë në nëntor të vitit 2016.
Por duket se Sadikaj nuk ia ka dhënë paratë e plotë. Në hetimet e zhvilluara asokohe, raportohet se mes tyre ka pasur debate duke pretenduar se nuk do t'ja kthente më sasinë prej 100 kilogramë hashash që kishte marrë, ndërsa i bënte me dije se as para nuk kishte.
Po ashtu, në të njëjtën dosje raportohej se Sadikaj ka pasur udhëtime të shpeshta në rrugë tokësore në drejtim të Greqisë, i shoqëruar nga një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave në sistemet e policisë është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi. Por prej 8 vitesh, Sadikaj nuk shkelte më në shtetin helen, për arsye që janë të paqarta.
Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut. Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e tij sot u raportua se i gjetën kanabis e antiplumb.
aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj atentat aleksander sadikaj
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:29
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Sherr në aeroportin e Perugias. Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të b&...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:10
Mbante me vete dhe në banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, me qëllim shitjen e saj, arrestohet në flagranc...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:04
k.m.
Foto ilustruese
LONDËR- Emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe që do të largohen në Ruandë do të li...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 11:28
k.m.
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 36-vjeçare në Gramsh është marrë nën hetim pasi dyshohet se ka fyer përmes mesazheve ...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 11:13
d.a
Policia italiane
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një 49-vjeçar shqiptar ka hyr&eum...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 11:05
d.a.
Droga e sekuestrua
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar në Rodos, me rreth dy kilogramë e gjysmë hashash, 15 gramë...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 10:20
d.a.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e shteti ka bërë bilancin ku gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht 469 pers...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 10:20
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në ambjentet e gjykatës së Fierit, pasi prokuroria e kët...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 10:00
d.a.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 22-vjeçar nga Elbasani është paraqitur në spital me një dëmtim në krah ku ps nd...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 09:50
d.a.
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund ku një automjet...