LIVE UPDATES
Aktualitet

E vërteta pas “astrologes së mrekullive”/ Zbardhen fakte të reja dhe dëshmi të qytetarëve

Madje ajo ka kapërcyer çdo vijë të kuqe duke na kërcënuar hapur në rrjetet e saj sociale, në një formë sa makabre aq edhe qesharake njëkohësisht. Sidoqoftë, kjo është pjesa më e parëndësishme e kësaj historie.

3 Prill 2026, 22:19 Nga E. D

E vërteta pas “astrologes së mrekullive”/ Zbardhen fakte

Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe madje edhe lidhjesh njerëzore, është rikthyer sërish. Duke na akuzuar si të paguar për t’i prishur imazhin.

Madje ajo ka kapërcyer çdo vijë të kuqe duke na kërcënuar hapur në rrjetet e saj sociale, në një formë sa makabre aq edhe qesharake njëkohësisht. Sidoqoftë, kjo është pjesa më e parëndësishme e kësaj historie.

Sepse pas transmetimit të emisionit, ajo u shfaq në ekran duke pretenduar se synimi ynë ishte t’i dëmtonim imazhin dhe duke mohuar kategorikisht se ofron “zgjidhje” apo ndërhyn në jetët e njerëzve. Ajo u shpreh se nuk detyron njeri, por ata vijnë vetë. Një logjikë që, po ta ndjekësh deri në fund, i bie që çdo mashtrim është i justifikuar, mjafton që viktima të trokasë vetë në derë.

Në daljen e saj televizive, zonja Elena distancohet nga çdo produkt konkret, duke folur për “një zonjë tjetër të licencuar” që shet këto solucione misterioze, por që çuditërisht nuk duhet përmendur.

Një personazh fantazmë që shfaqet vetëm kur duhen hedhur përgjegjësitë diku tjetër. Pra, sipas saj, jo vetëm që nuk ekziston produkti, por ekziston njëkohësisht edhe një komplot për ta bërë të duket sikur ekziston.

Sipas saj, problemi nuk është që po shitej një “solucion” 500 euro, por që dikush e kapi në momentin që po e shiste.

Dhe ndërsa në studio zonja mundohet të pastrojë figurën dhe të ndërtojë një realitet paralel, ku sipas saj asnjë fakt i publikuar për të nuk është i vërtetë, jashtë ekranit historia është krejt tjetër. Sepse në redaksinë tonë kanë mbërritur me qindra mesazhe nga dhjetëra qytetarë, të cilët shprehen se janë mashtruar prej saj, duke rrëfyer histori të ngjashme të premtimeve të pambajtura dhe parave të marra në këmbim të “shërbimeve” të dyshimta.

Ndoshta për Elenën edhe këto dhjetëra mesazhe që sapo patë mund të jenë një manipulim nga ata që duan t’i shkatërrojnë karrierën.

Mundet që edhe të jemi ne që i shkruajmë vetë këto mesazhe se jemi paguar nga kundërshtarët. Por ja që ka edhe individë që nuk janë mjaftuar vetëm me një mesazh.

Premtimet e Elenës për të “shëruar” sëmundje dhe për të nxjerrë njerëzit nga depresioni janë të njëjta për të gjithë klientët. Ashtu sikurse janë edhe shumat e parave që ajo merr në këmbim të tyre.

Sipas zonjës Elena, premtimet kanë qenë të drejtpërdrejta: shërim, zgjidhje problemesh dhe ndërhyrje në jetën personale. Një “CV” që, nëse do të funksiononte realisht, do të zëvendësonte gjysmën e institucioneve.

Në të dyja rastet e denoncueseve përmendet një person i dytë, i prezantuar si “mjeshtër”, identiteti i të cilit mbetet i paqartë. Me sa duket ai është “kryemagjistari”, i cili drejton këtë skuadër magjike, pjesë e së cilës është edhe astrologia jonë.

Ku metodat e përshkruara nuk kanë asnjë bazë të njohur shkencore dhe na prezantohen si forma “shërimi” që kushtojnë qindra euro. Por paratë, në shumicën e rasteve, nuk mund të kthehen.

Fatmiri, 45 vjeç, pas një situate të rënduar familjare, bashkë me gruan e tij, i besojnë astrologes sonë, e cila u premton se do të parashikonte të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Me pak lëvizje dhe me pak punë bindëse, Elena ka fituar besimin e këtij zotërie, i cili, duke i besuar verbërisht forcës së saj të mbinatyrshme, e lëshon veten në duart e saj.

Pak ditë pas kësaj bisede, astrologia bëhet më konkrete dhe vë gishtin mbi plagë, duke “zbuluar” problemin e vërtetë të këtij zotërie dhe gruas së tij. Kuptohet që dy bashkëshortët ishin vulnerabël përballë çdo personi që do të kërkonte t’i manipulonte.
Dhe në fakt, ashtu ndodhi.

Fuqia e fjalëve të kësaj gruaje ndikoi drejtpërdrejt në shëndetin e tyre mendor.

Pasi Elena ka arritur t’i bindë se gjendja e tyre është vërtet e rëndë, sipas një skenari të mirë menduar që e pamë edhe në rastet e mëparshme, ajo ia pason “topin” kryemagjistarit të saj.

Fatmiri vendos të ndërpresë aty komunikimin me dy mashtruesit. Ndërkohë, qindra persona të tjerë kanë rënë viktimë e këtyre dy individëve.

A duhen ndaluar urgjentisht kjo grua dhe “mjeshtri” i saj anonim, të cilët përfitojnë çdo ditë nga persona në fatkeqësi? /Piranjat News

elena demollari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj