LIVE UPDATES
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Trupa e KPP kallëzohet në SPAK, si shkeli vendimin e Apelit për të favorizuar kompaninë me në krye një ‘prestanome’

Një kallëzim penal i kompanisë “Kristalin” ngre dyshime për një aferë që ka për protagonist trupën e KPP dhe një kompani private. ADEL CO, e cila prej vitesh fiton thuajse të gjitha prokurimet në fushën e shtypit. Shkeljet lidhen direkt me një tender, ku KPP refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës së Apelit.

17 Shkurt 2025, 14:50 Nga Dosja.al
EKSKLUZIVE/ Trupa e KPP kallëzohet në SPAK, si shkeli vendimin e
Jonaid Myzyri

TIRANË- Në kohë të trazuara ku politika ka shkatërruar klimën e biznesit në vend, aktorë të tjerë shfrytëzojnë mjegullën për të realizuar skenarët e tyre me një qëllim të vetëm, përfitimin e parave publike. Dosja.al është njohur me një skandal, që ka mbushur kupën gjatë ditëve të fundit, ku administratorët e një kompanie “Kristalin KH” kanë bërë një kallëzim penal në SPAK, për trupën e KPP me në krye Jonaid Myzyri, pas dyshimeve se është shkelur me qëllim barazia në tendera.

Historia nis në vitin 2023, kur Drejtoria e Arkivit të Shtetit kur gara për një tender me vlerë 2 milionë euro është kthyer në një sagë manipulimesh dhe tentativash nga KPP për të skualifikuar të gjithë konkurrentët që fituesi të ishte vetëm një, Adel Co.

Por çfarë na shtyn ta mendojmë këtë?

Do të donim të mendonim se bëhet fjalë për vetëm një rivalitet mes kompanive në garë, por në momentin kur njihesh me dokumentacionin dhe vëren se Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka njohur vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili për kulturën juridike të kujdo është një vendim i formës së prerë, atëherë kjo nuk është thjesht një histori konkurrentësh…

Pas shpalljes së ofertave, u shpall fituese kompania Kristalin KH. Tenderi ishte me vlerë 2 milionë euro. Në momentin që u shpall fituesi, Adel Co kreu një ankesë për tenderin. Menjëherë KPP i dha të drejtë duke ia hequr kompanisë që kishte fituar tenderin.

Vendimi i KPP u apelua nga Kristalin KH në Gjykatën e Apelit Administrativ. Në këtë moment, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e KPP dhe i kërkoi Arkivit të vazhdonte procesit dhe të shpallte fitues FINAL “Kristalina KH”.
Por në këtë moment, ndodh habia. Apeli zbaton pjesërisht vendimin e Apelit dhe shpall fitues Kristalin KH.
Në këtë, e njëjta kompani që bëri ankesën në KPP, Adel Co shkon më tej. Kjo kompani bën një marifet. Shkon dhe bën një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj Kristalin KH. Prokuroria e Tiranës, duke mos e patur fare parasysh vendimin e Apelit dhe relacionin që shteron njëherë e mirë se procedura që e shpalli fitues nuk kishte probleme, nis hetimin.

Duke shfrytëzuar regjistrimin e kallëzimit, Adel Co e çon në KPP dhe ky institucion edhe pse Apeli e shqyrtoi dhe vendosi që ankesa qe e padrejtë, e rinisi edhe njëherë lojën me Adel Co. Ndërkohë që Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, më 3 dhjetor 2024, vendosi që të mos e pranonte ankesën e Adel Co dhe ta mbyllte me kaq këtë histori.

Por as kjo nuk mjafton për KPP. KPP rrëzon vendimin e Apelit, duke bërë që kaq të mjaftojë që mbi trupën e KPP të ngrihen dyshime të arsyeshme se procedura që komisioni ka ndjekur në këtë rast përbën “Shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tender apo ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Rishqyrtimi i po të njëjtave kërkesa që Adel Co bëri herën e parë dhe Apeli ia rrëzoi nuk mund të rishqyrtoheshin sërish nga KPP. Përtej kësaj, KPP ka shkelur afatet e caktuara nga ligji. Më 3 tetor Komisioni i Ankesave rrëzoi ankesën e Adel Co dhe më 30 janar 2025, pra pas 4 muajsh, përtej çdo afati KPP thotë se Adel Co merret për bazë pasi kompania rivale ka paraqitur dokumente false gjatë garës.

“…Komisioni i Prokurimit Publik referuar pretendimeve me shkrim të operatorit ekonomik “Adel Co” SHPK për skualifikimin e operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK, i rezulton, se pretendimet për kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK, lidhen me elemente të dokumentacionit të pretenduar të rreme/fiktiv/fallco për qëllime kualifikimi.
Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se në rastin konkret, pretendimet e mësipërme të parashtruara në ankesë nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK, nuk përbëjnë “gjë të gjykuar”, për të cilën Komisioni është shprehur në vendimin K.P.P 291/2024, datë 25.03.2024, mbi bazën e ankesës nr. 2336 prot, datë 22.09.2023 të paraqitur nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK. Në këtë kuptim, kjo çështje e pretenduar në lidhje me mosplotësimin e kriterit 2.3.5 nga ana e operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK nuk mund të marrë cilësinë e një çështjeje të shqyrtuar tashmë nga KPP, pasi Komisioni ndodhet përpara fakteve të reja të cilat mund të ndryshojnë fatin e çështjes”.

Ka qenë një akt ekspertimi i regjistruar në Gjykatën e Tiranës që është kërkuar nga Prokuroria për Kristalin KH nga Adel Co. Por edhe pse procesi është në gjykim e sipër dhe ende nuk ka një vendim se kush ka të drejtë dhe kush gënjen, KPP ndërhyn në mes të një gare për të favorizuar atë, Adel Co.

Pavarësisht këtyre fakteve tashmë të pranuara nga vetë KPP, ky i fundit vendos të skualifikojë shoqërinë Kristalina.KH, vendim që sjell si fitues të garës shoqërinë Adel Co shpk. Pra edhe pse ligji e parashikon qartë se është dënimi nga gjykata ai që e përjashton një kompani nga gara, KPP del përmbi gjyqësorin dhe përcakton vetë se është mbi çdo gjykatë.

Kaq ka mjaftuar që çështja të shkojë në SPAK. Tashmë është Prokuroria e Possaçme që do të verifikojë edhe njëherë nga fillimi të gjithë vendimmarrjen. E sigurtë është që partizanizmi i KPP në një tender të tillë ka shkatërruar garën dhe ka lënë Arkivin e Shtetit, 2 vite pa kuti dhe pa dosje. A duhet të ishte KPP partizane në një garë, ku kompania rivale hedh dyshime se ADEL CO në fakt drejtohet nga një ‘presta nome’?

“Kliti Avdullari është thjesht një prestanome, pronari faktik është Arjan Lleshi dhe Arjan Lleshi në bashkëpunim dhe me të tjerë ka ndikuar në vendimarrjet e KPP në favor të subjektit Adel CO.”-, përmbyll kompania Kristalin kallëzimin penal ndaj KPP.

A janë bërë të gjitha verifikimet për rastin në fjalë?/Dosja.al

adel co kristalin kh jonaid myzyri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj