15 Qershor 2023, 16:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Redi Dizdari, i dënuar me burg për shitje të lëndëve narkotike në shkolla është ekstraduar nga Shqipëria në Francë. Sipas Policisë së Shtetit, 43-vjeçari është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.
Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza kanabis, ndërsa nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte Redi Dizdari, të cila i shiste te nxënësit e shkollave.
NJOFTIMI I PLOTË:
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Paris, është kapur në Francë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi Redi Dizdari, 43 vjeç, i dënuar më parë. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim. Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave. Të dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
redi dizdari
Aktualitet
15 Qershor 2023, 16:16
I.A
Policia italiane
ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi është kapur me kokainë dhe m...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 15:43
I.A
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën e saj në lidhje me ish-efektivin ...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 16:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e Vendimin e Këshillit të Mi...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 15:56
k.m.
Olsi Leka
TIRANË- Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Jorgo Leku, alias Olsi Leka alias Giorgio Lekoi, i akuzuar për...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 14:55
Policia e Shtetit
TIRANE- Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 49-vjeçar me inicialet S. K., pasi akuzohet se...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 14:41
A.B
Policia
LEZHË- Zbardhet plagosja e Aleks Laskës në 8 maj në Lezhë. Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Xhuliano Frroku...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 14:30
A.B
Davide Pecorelli
ITALI- Davide Pecorelli do përballet më drejtësinë. Ka nisur në Gjykatën e Shkodrës gjyqi ndaj biz...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 14:23
A.B
Momenti i ndalimit
VLORË- Një 33 vjeçar, i identifikuar si Enrik Proda, ka rënë në prangat e policisë së Him...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 14:06
I.A
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për ish-prokurorin...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 13:36
A.B
Avokati i Popullit
TIRANË- Brenda 20 korrikut që është seanca e fundit e parlamentit për këtë sesion do të zgjidhet...