Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, rreth një javë më parë. Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.
Në këtë seancë ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj, të përfshirë në çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë menjëherë.
Më pas, Elvis Shkambi ka shkuar edhe drejt Ragip dhe Ervis Kurtajt, pala tjetër në këtë çështje gjyqësore, të cilët tentuan të dalin nga salla dhe ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre. Më pas, autori i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”, e cila kishte një fishek në folenë e zjarrit dhe dy të tjerë në krehër, gati për përdorim. Në parkingun pranë Xhamisë së Namazgjasë u gjet automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, ku u zbuluan dhe sekuestruan 31 fishekë manovër kalibri 9 mm.
Ndaj Elvis rëndojnë akuzat për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në çështje tjera tëuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Si ndodhi ngjarja e rëndë ?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërhe...
Foto ilustruese TIRANA- Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhoj&...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjelli...
foto ilustruese KOÇAN- Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritu...
kampi ne gjader ITALI- Gazeta italiane Euobserver ka bërë një investigim lidhur me marrëveshja për emigrantët Itali-Shqi...
foto ilustruese GJERMANI- Tabloidi gjerman BILD shkruan dy shqiptarë do merrnin 184 kg kοkainë duke u zhytur poshtë a...
Irena Gjoka TIRANË- Irena Gjoka, sot anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qen...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeropo...
Altin Dumani TIRANË- Komisioni i ligjeve u shoqërua me tensione ditën e sotme, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi p...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisiinin e Ligjeve nga demokrati Gent Strazimiri edhe për Irena Gjokën....