Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bezat tha gjatë mbledhjes së gjyqtarëve, e cila erdhi menjëherë pas vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, se duhet ndaluar gjuha e urrejtjes ndaj stafit gjyqësor.
TIRANË - Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Iliba Bezat ka thënë se duhet të merren masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë. Bezat tha gjatë mbledhjes së gjyqtarëve, e cila erdhi menjëherë pas vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, se duhet ndaluar gjuha e urrejtjes ndaj stafit gjyqësor.
Zv.kryetarja tha se siguria e gjyqtarëve nuk është çështje personale, por e shtetit. Kjo pasi sistemi gjyqësor është një nga tre shtyllat themelore të një shtetit demokratik. Bezat tha se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur besimin e tyre, ndaj sigurisë në institucione, vend i cili gjyqtarët zhvillojnë çdo ditë punën e tyre
"Sot jemi mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, me ndjenja të thella trishtimi e reflektimi. Ngjarja tragjike që ndodhi së fundmi, ku një nga kolegët tanë humbi jetën në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës, ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka tronditur themelin e besimit në sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe na ka vendosur përpara një përgjegjësie të madhe morale e institucionale.
Në këtë moment të rëndë, dua së pari të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut tonë të ndjerë dhe të afërmit e tij. Humbja e tij është një plagë e thellë për trupën gjyqësore, për drejtësinë dhe për vetë shtetin. Ai ra në krye të detyrës, duke bërë atë që çdo gjyqtar bën çdo ditë: duke zbatuar ligjin me ndershmëri e përkushtim. Por kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm si një kujtesë e dhimbshme. Ajo duhet të jetë një pikë kthese, një moment përgjegjësie kombëtare. Sepse kur një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit, kur një gjyqtar del me barrelë e pa jetë nga gjykata, i veshur me togën e gjyqtarit, nuk është goditur vetëm një individ – është goditur drejtësia vetë, është goditur shteti ligjor, është goditur besimi i qytetarëve te rendi kushtetues.
Ky akt tragjik ka tronditur besimin tonë të përbashkët në sigurinë institucionale, por edhe ka nxjerrë në pah një të vërtetë që nuk mund të anashkalohet më: Sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë siç duhet nëse vetë gjyqtari nuk ndihet i mbrojtur, i respektuar dhe i trajtuar me dinjitet. Të gjithë duhet të kuptojnë se siguria e gjyqtarit nuk është një çështje individuale – është një çështje e vetë shtetit. Sepse gjyqësori është një nga tre shtyllat themelore të shtetit demokratik. Një gjyqësor i pasigurt, i pambrojtur dhe i pavlerësuar sjell pashmangshmërisht dobësim të vetë shtetit dhe të rendit kushtetues." tha Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit Tiranë Iliba Bezat./Dosja.al
Klevis Lleshi dhe Aurel Hoxha TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës ditën e sotme, i cili aku...
Astrit Kalaja TIRANË- Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në vendin tonë ka nisur ditën e sotme. Gjyqtarët kanë...
Foto ilustruse TIRANË - Minatorë të cilët aktualisht ushtrojnë profesionin, ish-minatorë dhe banorë të Kurdari...
Gjon dhe Elvis Shkambi TIRANË- Autori Elvis Shkambi dhe xhaxhai Gjon Shkambi kanë shprehur pendesë në sallën e gjyqit pë...
Astrit Kalaja TIRANË- Roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj është lënë...
TIRANË- Ky është momenti kur reperi Keviol Ahmeti, i njohur ndryshe me emrin artistik" Clevio", është depërtuar në Rin...
Noizy dhe Cllevio TIRANË- Keviol Ahmeti i njohur ndryshe me emrin artistik "Clevio" është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipëris&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Shqipëria do të presë sot dhe nesër samitin për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s, ku do t&eum...
Astrit Kalaja TIRANË- Seanca për masën e sigurisë për autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja do të mbahet ditë...
Foto ilustruse TIRANË - Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kth...