LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’ ekipin, dëshmia: Motorin e bleva unë, Haxhiu takonte britanikët e portugezin

• Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, për gjashtë personat që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ata akuzohen për dy vepra penale, ‘vrasje për gjakmarrje’ e ‘vrasje e kryer në bashkëpunim.’ • Nga ana tjetër, sot vijojnë të zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se kanë dërguar letërporosi në Britaninë e Madhe dhe presin përgjigjet për të vijuar me procedura të mëtejshme. • Ka qenë një grua, e afërme e Edmond Haxhias, ajo që ka zbardhur skemën e ekzekutimit të Nikulajt, ngjarje e ndodhur më 19 prill. Kamerat e sigurisë kanë pikasur gjithashtu momentin kur Haxhia ka marrë në aeroport britanikët e portugezin e angazhuar në vrasje. • Në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Këta të fundit janë në gjakmarrje me Nikulajn prej vitit 1997.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Si u 'bujtën' vrasësit, pamjet që fundosën britanikët, Harry dhe Harriet u kamufluan si turistë në hotelin e viktimës

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Pamje nga hoteli

TIRANË- Ishin këto pamje të kamerave të sigurisë që i bindën hetuesit për lidhjet mes 6 personave të shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së Ardian Nikulajt. Tv Klan ka siguruar këto video, të administruara nga grupi hetimor që kanë fiksuar lëvizjet e autorëve para ekzekutimit të biznesmenit më 19 Prill.

Aty shfaqen 4 shtetasit britanikë, që në këtë ngjarje kishin rolin e vëzhguesit mes të cilave dhe një kjo vajzë që shihni në foto, vrasësi portugez Ruben Saraiva. Siç shihet edhe në këto pamje, ato shfaqen duke hyrë në hotel ‘Coral’, në pronësi të viktimës nën shoqërinë e shtetases angleze, Harriet Bridgeman. Duke u prezantuar si turistë, lokalin e viktimës e frekuentonin shpeshherë edhe britanikët e tjerë, të cilëve u ishte ngarkuar detyra për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit 51-vjeçar.

Ndërsa këto janë pamjet kur britaniku Harry Simson, hyn në restorant Coral. Fillimisht ai komunikon me një nga personat e punësuar dhe më pas ulet në një prej tavolinave. Siç e shihet në këtë video në dorë, ai ka telefonin me të cilin komunikon dhe që sipas grupit hetimor raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.

Çdo informacion i përftuar nga 4 vëzhguesit britanikë, hetuesit dyshojnë se i përcillej vrasësit portugez, Ruben Saraiva. Ky i fundit ndonëse është kujdesur për të mos u ekspozuar në kamerat e sigurisë i pamaskuar, policia dhe prokuroria ka përftuar pamje të tij vizive para vrasjes.

Tv Klan ka siguruar edhe këto foto të marra nga disa kamera sigurie ku shihet vrasësi portugez teksa lëviz me një makinë tip ‘Golf’ së bashku me Edmond Haxhian.

Ky automjet rezultoi i marrë me qira disa javë para ekzekutimit të Ardian Nikulajt nga Edmond Haxhia, i cili rezulton djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh. Pamjet e përftuara, makinat e sekuestruara, motori dhe veshjet e përdorura nga autori sipas policisë dhe prokurorisë kanë provuar dhe dokumentuar se të gjithë mekanizmin e vrasjes së biznesmenit 51 vjeçar, në lokalin e ti/j në Shëngjin mesditën e 19 Prillit./TvKlan

3 VITE ME PARE

FOTO- Kjo është anëtarja e grupit të vrasësve të Ardian Nikulajt, u prezantua si turiste në hotelin në Shëngjin

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Harriet Bridgeman

TIRANË- Vajza në foto është Harriet Bridgeman, anëtarja e grupit të Edmond Haxhisë, të formuar për të ndjekur gjurmët e Ardian Nikulajt e më pas për ta vrarë.

Bridgeman, u paraqit në hotelin ‘Coral’, në pronësi të viktimës nën shoqërinë e anglezit, Harry Simson. Duke u prezantuar si turistë, ato qëndruan në hotel pasi iu ishte ngarkuar detyra për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit 51-vjeçar.

Çdo informacion i përftuar nga 4 vëzhguesit britanikë, hetuesit dyshojnë se i përcillej vrasësit portugez, Ruben Saraiva.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“ADN në bishta cigaresh e çamçakëz”/ Provat që ka policia për ekzekutimin e Nikulajt, portugezi ishte maskuar me "hijab"

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Portugezi

LEZHË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me provat që çuan në zbulimin e grupit kriminal që kishte marrë përsipër ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikualajt. Sipas "TvKlan", në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane (hixhab), doreza e shishe ujë. Më pas, nga kontrolli i bërë në banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, në magazinën e shtëpisë janë gjetur qese plasmasi, fatura  të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Nga aty, kontrolle janë ushtruar në dhomën 302 të hotel “B.”, ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson, e atje kishte disa bishta cigaresh, nga ku u mor profili gjenetik i nevojshëm që më pas u krahasua me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit, duke provuar kështu përfundimisht që edhe ai kishte lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.

Ndërkohë që autori i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva është veshur një ditë me hixhab për të mos lënë gjurmë askund, veçse atye kishte lënë pështymë që ka rezultuar i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi  i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë.

Mjeti të cilin ka përdorur Edmond Haxhia ishte marrë me qira në 26 Mars dhe është kthyer nga një shoku i tij në 21 Prill, por edhe pse ishte larë, sendet e bagazhit nuk ishte hedhur në kosh, ndaj prej tyre është zbardhur e gjithë skema e vrasjes. 

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Shes motor Yamaha...”/Si ra Policia në gjurmët e motorit që përdori portugezi për vrasjen e Nikulajt, në ndihmë u erdhi Google

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ardian Nikulaj dhe motori

TIRANË- Motori i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës u gjet rastësisht nga një kërkim në Google.

Gazetari Elton Qyno, shkruan për “Ora News” se një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.

Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J…. Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.

Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim. Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro. Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim.

Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri. Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.

Por Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.

Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, pak larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Me 600£ kokainë, portugezi që vrau Nikulajn rezulton i arrestuar për drogë në Angli, avokatja e mbronte: Ka pasur borxhe

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ruben Saraiva

BRITANI E MADHE- Ruben Saraiva, i riu nga Portugalia që po kërkohet si ekzekutori i Ardian Nikulajt, është një person me precedentë penalë. Në një artikull të publikuar nga mediat britanike, Saraiva rezulton se është kapur duke shitur lëndë narkotike. Ai është arrestuar bashkë me një tjetër persona, Zack Barnard, kur të dy ishin 18 vjeç, në vitin 2013. Kokaina që iu gjet të rinjve rezulton se ka një vlerë prej më shumë se 600£.

Artikulli:

Dy adoleshentë të kapur duke shitur kokainë dhe heroinë me vlerë në rrugë prej më shumë se 600 £ janë dënuar me kusht. Zack Barnard dhe Ruben Saraiva, të dy 18 vjeç, u arrestuan pasi u gjetën duke shitur drogë në pronën e Rainboë Park në Winnersh më 8 maj. Ata u dënuan në Gjykatën e Kurorës së Reading të Premten, pasi secili kishte pranuar më parë dy akuza për posedim me qëllim të furnizimit të klasës A. Deirdre Philpott, në ndjekje penale, tha: “Oficerët e policisë në detyrë vëzhguan këta dy të pandehur në një zonë të Winnersh-it, i njohur si një vend ku trafikimi i drogës ishte gjurmuar në të kaluarën.

"Sjellja dhe mënyra e tyre shkaktoi dyshimin e tyre se mund të ishin të përfshirë në tregtimin e drogës." Barnard-i u zbulua se kishte dy mbështjellje kokaine dhe heroinë në dorë dhe një në xhepin e pantallonave dhe 32 mbështjellje të tjera brenda pantallonave që përmbanin heroinë. Saraiva, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç, u zbulua me 32 pako heroine në një qese. Gjithashtu u sekuestruan tre celularë. dy të kyçur dhe një tjetër të aksesueshëm, që përmbante mesazhin 'Banging food Winnersh', zhargon për drogë të cilësisë së mirë në dispozicion.

Gjykata dëgjoi se Barnard kishte një dënim të mëparshëm si i mitur në shkurt për tregtimin e kanabisit, për të cilin ai u dënua me 40 orë punë të papaguar në komunitet. Karina Arden, duke mbrojtur Barnardin, e përshkroi atë si "shumë të papjekur", gjë që nëna e tij besonte se kishte ardhur nga fakti se ai ishte një foshnjë e parakohshme. Ajo tregoi se si ai "u fut me turmën e gabuar" dhe filloi të pinte kanabis dhe pavarësisht se pretendonte se nuk ishte i varur, përfundoi me një borxh droge që duhej ta kthente. Zonja Arden tha: "Ai ndjen keqardhje dhe e kupton atë që ka bërë"

Jerome Silva, duke mbrojtur Saraivën, tha: “Për sa i përket drogës, ai kishte një borxh që duhej ta shlyente. "Kjo ishte ajo që e shtyu atë të shkonte atë ditë me një sasi mallrash që do t'i dorëzoheshin një pale tjetër." Ai shtoi se Saraiva kishte jetuar me njerkën e tij, por tani do të jetonte me nënën e tij biologjike në Leëisham, në Londrën e Jugut. Gjykata dëgjoi që Barnard dhe Saraiva punonin në magazinë Tesco në South Reading, e cila kryente teste rutinë të drogës tek punonjësit e saj.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- Ky është motori që përdori portugezi për t'u larguar nga biznesi i Nikulajt, mjetin e hodhi në lumë pranë banesës së 'porositësit'

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Motori

TIRANË- Ky është motori që përdori Ruben Saraiva për t'u larguar nga biznesi i Ardian Nikulajt, pasi kreu krimin makabër. Policia e Shtetit ka ndarë foto të mjetit i cili u përdor nga autori për vrasjen e 19 Prillit në Shëngjin. Forcat blu sqarojnë se mjeti u gjet në afërsi të lumit, pranë banesës së Edmond Haxhisë, në fshatin Kakarriq. 

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia aktualisht po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin. Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VRASËSI I NIKULAJT- Mediat e Portugalisë shkruajnë për Ruben Saraivan: Mercenari portugez

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ruben Saraiva

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikukaj është kryefjalë në mediat e huaja, dhe në ato në Portugali, prej nga e ka prejardhjen vrasësi i shqiptarit. Gazeta portugeze “Correio da Manhã” raporton për identifikimin e vrasësit të biznesmenit, i cili është një shtetas nga Portugalia i identifikuar nga Policia Shqiptare si Ruben Saraiva.

“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”- me këtë titull e hap artikullin kjo media.

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’

“Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni. Krimi ndodhi 1 javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, 4 britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, vijon raportimin gazeta “Correio da Manhã”.

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Motorin e kam blerë unë"/ DËSHMIA e të dashurës së Edmond Haxhisë: Portugezi përshëndeste banorët në gjuhën shqipe

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Edmond Haxhia dhe Ardian Nikulaj

TIRANË- Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit të vrasjes së Ardian Nikulajt. Vajza ka treguar se portugezi është dërguar në Shkodër, e më pas është dërguar në magazinën e shtëpisë së Edmond Haxhisë. Më tej, ajo ka treguar se portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht.

Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Zbardhen pamjet filmike, Edmond Haxhia u filmua me grupin e vrasësve në Rinas

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ruben Saraiva

TIRANË- Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Rinas kanë zbuluar lidhjen e Edmond Haxhisë me grupin e vrasësve që ekzekutuan Ardian Nikulajn, ngjarje e ndodhur më 19 prill. Siç raportohet, portugezi dhe 4 britanikët kanë zbritur në Rinas ku i priste Haxhia, kushëriri i vëllezërve Lestakaj që akuzohet si personi që ka organizuar dhe financuar vrasjen e Nikulajt.

Haxhia është filmuar duke i pritur në një lokal disa metra larg aeroportit, në një zonë jo me shumë ndriçim. Kamera e sigurisë ka regjistruar momentin kur ai është bërë bashkë me grupin dhe janë nisur drejt Lezhës.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt/ Grupin e tradhëtoi e dashura e Edmond Haxhisë, zbërtheu të gjitha takimet

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ardian Nikulaj dhe Edmond Haxhia

TIRANË- Ka qenë e dashura e organizatorit, Edmond Haxhia, vajza që bashkëpunoi me Policinë e Shtetit dhe bëri që i gjithë grupi që organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt të zbardhej para Policisë së Shtetit. Gazetari i PanoramaTV, Leka tha se e dashura e Haxhisë ka rrëfyer të gjitha takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

3 VITE ME PARE

Gjykata e Lezhës cakton masën ‘arrest me burg’ për autorët e vrasjes së Ardian Nikulajt

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ardian Nikulaj.

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, për gjashtë personat që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ata akuzohen për dy vepra penale, ‘vrasje për gjakmarrje’ e ‘vrasje e kryer në bashkëpunim.’

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues.

Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt, Manja: Presim përgjigjet e letërporosive, po komunikojmë me homologët

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjeve të letërporosive që kanë dërguar në Britaninë e Madhe për rastin e autorëve të vrasjes së Ardian Nikulajt. Në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se për këtë ngjarje janë në komunikim të vazhdueshëm me homologët në Angli. Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes.

Pjesë nga fjala e Manjës:

Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar. Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

3 VITE ME PARE

“Këtu më solli dashuria”, vrau Nikulajn, historia që sajoi portugezi për vendasit: Dua një vajzë shqiptare, por familja e saj s’ma jep

Ekzekutimi i Nikulajt/ E dashura e porositësit ‘tradhëtoi’
Ruben Saraiva

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tregoi se portugezi Ruben Saraiva që akuzohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, kishte sajuar një histori në mënyrë që banorët e zonës të mos dyshonin tek ai. Teksa fliste në “Opinion” për të njëjtën ngjarje, Fevziu tha se portugezi thoshte se në Shqipëri e kishte sjellë dashuria. Sipas gazetarit, Saraiva tregonte se kishte dëshirë të martohej me një vajzë shqiptare, por që familja e saj nuk pranonte, ndaj kishte ardhur që t’i bindtte.

“4 britanik dhe 1 portugez, që përfshihen në një vrasje në Shqipëri. Që rrinë dy muaj këtu, vijnë vërdallë. Madje sipas të dhënave që mora unë para emisionit, portugezi kishte hapur edhe një legjendë në zonën ku jetonte. Sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja, edhe kishte ardhur për një histori dashurie. Në këtë mënyrë e dinte edhe ai që kemi disa probleme paragykimiesh. Kështu që kishte krijuar një histori të tërën për alibi,”- tha Fevziu.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj edmond haxhia ulsi manja harriet bridgeman steven hunt thomas mithan harry simson

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj