Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ruben Saraiva ka qëndruar që prej majit i burgosur në Marok, ndërsa raportohet se gjatë ekstradimit është shoqëruar nga një skuadër e policisë shqiptare.

TIRANË- Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin ka mbërritur sot në Shqipëri. Portugezi, Ruben Saraiva ka qëndruar që prej majit i burgosur në Marok, ndërsa raportohet se gjatë ekstradimit është shoqëruar nga një skuadër e policisë shqiptare.
Mbërritja e tij në vendin tonë pritet të ndihmojë hetimet pasi do të hedhë dritë mbi mekanizmat që ka përdorur ky grup kriminal me 3 kombësi për vrasjen e biznesmenit. Porositës dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili kërkonte vrasjen e Nikulajt për hakmarrje.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.
Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al
foto ilustruese KUKËS- Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Kukës, ku u vunë në tre persona. Të arrestua...
foto ilustruese GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ishte shpallur në kërki...
foto ilustruese SHKODËR- Një sasi prej 32.7 kg kanabis është zbuluar në një zonë të pyllëzuar n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet t&eu...
foto ilustruese VLORË- Një 27-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar futjen e lëndëve narkotike në paraburgimin e...
SPAK TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 20...
foto ilustruese GREQI- Një sherr mes dy shtetasish shqiptarë ka degraduar në plagosje me thikë të njërit prej tyre. I plagosu...
foto nga vendngjarja DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor është raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës, n&eu...
Foto ilustruese GREQI- Një akuzë e re është ngritur për 38-vjeçarin shqiptar Izbi Çaushi, i cili ndodhet në...
NJOFTIMI I POLICISË: Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, ...