LIVE UPDATES
Aktualitet

El Tiempo: Fluturimet për në Bogota dhe lukset në Dubai të bosit të fuqishëm të drogës shqiptare, Dritan Gjika për të cilin flet presidenti kolumbian

Ai ka hyrë dhe dalë dhjetëra herë në Kolumbi, ku ka lidhje me rrjete të trafikut të kokainës në Cali dhe Valle del Cauca, dhe nga atje droga transportohej drejt kufirit me Ekuadorin, vend që Gjika e përdorte si bazë të sigurt.

12 Qershor 2025, 21:30 Nga N.F
El Tiempo: Fluturimet për në Bogota dhe lukset në Dubai të
Dritan Gjika

TIRANË- Shqiptari Dritan Gjika është arrestuar së fundmi në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. I njohur si "Tony", Gjika është përmneduar edhe nga krere të shteteve ndër të cilët presidenti kolumbian, Gustavo Petro. 

Presidenti e ka cilësuar Gjikën si një pjesëtar të një ‘bordi drejtues të narkotrafikut’, ku bëjnë pjesë shtetas kroatë, serbë, francezë, holandezë, kolumbianë, amerikanë dhe shqiptarë. Sipas kreut të shtetit kolumbian, këta individë janë përgjegjës për operacione të sofistikuara trafiku dhe madje për komplotim atentatesh kundër tij.

Nga dokumente dhe burime konfidenciale të siguruara nga gazeta El Tiempo, del se Gjika ka lëvizur mes Stambolli, Guayaquil-it (Ekuador), Dubait, Bogota, Tiranës dhe Calit, duke përdorur pasaporta false, biznese fasadë dhe identitete të ndryshme.

Ai ka hyrë dhe dalë dhjetëra herë në Kolumbi, ku ka lidhje me rrjete të trafikut të kokainës në Cali dhe Valle del Cauca, dhe nga atje droga transportohej drejt kufirit me Ekuadorin, vend që Gjika e përdorte si bazë të sigurt.

Në Guayaquil, ai krijoi katër kompani, Agricontrade S.A., Cresmark S.A., Cannmaná S.A. dhe Negoglobal S.A., me objekt veprimtarie kultivimin e kanabisit dhe eksportin e mineraleve, që sipas hetimeve, shërbenin si mbulesë për kontrabandën e kokainës drejt Europës.

Gjika dhe bashkëshortja e tij Ashley Ruiz, shtetase ekuadoriane, blenë një vilë luksoze jashtë Guayaquil-it, ku autoritetet sekuestruan disa automjete të blinduara, përfshirë: BMë X6 (vlerë: 120.000 USD), Porsche Cayenne i blinduar (vlerë: 149.990 USD, në emër të Agricontrade), Chevrolet Corvette, Jahti ‘Recreo’ (Sea Ray Sundancer 310), blerë në 2020 për 50.000 USD.

Ky standard jetese u financua përmes trafikut të drogës, ndërsa llogaritë bankare dhe asetet ishin të maskuara nën emrat e kompanive dhe familjarëve. Sipas burimeve federale, Gjika kishte një bashkëpunëtor kolumbian të njohur si ‘JR’, që më herët ishte arrestuar nga DEA në SHBA. Tani ai është sërish në kërkim dhe dyshohet si furnizuesi kryesor i kokainës që kalonte nga Kolumbia në portet europiane të Algeciras (Spanjë), Francë, Holandë dhe deri në Shqipëri.

‘Pas arrestimit të parë, ‘JR’ ndryshoi identitetin dhe u rikthye në trafik. Hetimet e reja kanë nxjerrë lidhjet e tij të drejtpërdrejta me Dritan Gjikën’, tha një oficer i anti-drogës për El Tiempo.

Emri i Gjikës është përmendur edhe në kuadër të hetimeve për vrasjen e prokurorit paraguajan Marcelo Peçi në Kolumbi. Presidenti Petro ka përmendur trafikantin uruguajan Sebastián Marset si të përfshirë në atentat dhe ka sugjeruar se dosja Peçi është manipuluar, ndërsa autoritetet kolumbiane dhe ato paraguajane kanë hapur një linjë të përbashkët hetimore.

Arrestimi i Dritan Gjikës ka ringjallur shqetësimet për rrjetin e trafikantëve të strehuar në Dubai dhe Abu Dabi, ku shumë prej tyre përdorin pasaporta false, firma fasadë dhe investime të rreme për të fshehur paratë e drogës.

Presidenti Petro ka kërkuar bashkëpunim të zgjeruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për të hetuar pasuritë dhe lidhjet e këtyre figurave me krimin ndërkombëtar, përfshirë shqiptarë, kolumbianë dhe europianë të përfshirë në këtë klan të globalizuar të drogës.

dritan gjika

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj