Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se vëllezërit Doçi janë futur me forca brenda oborrit të policisë dhe aty kanë goditur efektivin.
SHKODRA- Dy vëllezërit Marjan Doçi dhe Mateo Doçi kanë goditur me grushte një efektiv të forcave “Shqiponja” brenda mjediseve të policisë së Shkodrës. Mësohet se vëllezërit Doçi janë futur me forca brenda oborrit të komisariatit të policisë dhe aty kanë goditur efektivin.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të ditën së djeshme, por dy personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar forcat “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.
Pas këtij shoqërimi në mjediset e policisë kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi duke qenë se makina e ndaluar ishte e tyre. Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.
Bëhet me dije se dy vëllezërit kanë kërkuar që automjeti të nxirret me forcë nga mjediset e komisariatit dhe aty janë konfliktuar edhe me një efektiv duke e goditur. Pas kësaj ngjarjeje, dy vëllezërit Doçi janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”. Nën hetim është dhe një 19-vjeçar me iniciale E. L., drejtues i mjetit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 vëllezër pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Procedohet penalisht dhe një 19-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të vendosë ditën e sotme për drejtuesin e ri të Policisë së Shteti...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugë...
Foto ilustruese TIRANA- Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e p...
Foto ilustruese TIRANA- Pagesat buxhetore nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ndaj Kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontr...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjell&e...
Laguna e Nartës LAGUNA E NARTËS- Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura t&...
Aurel Zarka TIRANË- Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posa&...
Foto ilustruese KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.3 në Ko...
Foto ilustruese ANGLI- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Winsford në Angli ku u bë zbulimi i&nbs...
Aksidenti PUKË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë. Për shkak të askidenti...