Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kuadër të hetimeve, në pranga është vënë Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve. Po ashtu, u arrestua edhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, për moskallëzim krimi
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëhalla. Autorët janë identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola.
Në kuadër të hetimeve, në pranga është vënë Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve. Po ashtu, u arrestua edhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, për moskallëzim krimi.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit). Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve: Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
edmond hyka ELBASAN- Vrasja e biznesmenit Edmond Hyka dy ditë më parë në Elbasan është zbardhur. Mësohet se në...
Erald Elezi në SPAK TIRANA- Drejtori i KESH, Erald Elezi, një nga vartësit e Zv.kryeministres Belinda Balluku, është paraqitu...
Foto ilustruese ITALI- Të shtunën e kaluar, Guardia di Finanza e San Benedetto arrestoi një 22-vjeçar shqiptar, banor i Spinetolit, g...
Vktima, makina ku iu bë atentati ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e kaluar Naldo Gjinin, i cili u ndalua ditën e djeshme n...
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), makina e autorëve ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Naldo Gjinin, i cili një dit&eu...
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), atentati ELBASAN- Nën masa të rrepta sigurie zhvillohet sot ceremonia e lamtumirës për biznesmenin Mo...
Foto ilustruese Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe ...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti p...
Foto ilustruese KROACI- Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqip...
Zuhal Demiri BELGJIKË- Një burrë shqiptar përballet me një dënim me një vit burg dhe një gjobë prej 1,600 euro...