Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
DURRËS- Tre vëllezër janë arrestuar në Durrës pasi dyshohet se kultivonin lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, në Durrë. Të arrestuarit janë Rauland, Emiljan dhe Albert Vezi. Gjatë hetimit janë siguruar prova filmike ku shihen këta persona që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Durrës/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”.
Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Vihen në pranga 3 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Asgjësohen dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.
Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës. Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Megi Gashi dhe Edmond Gashi TIRANA- Vajza e Edmond Gashit, mjeku i Spitalit Onkologjik në QSUT, që abuzonte me detyrën ka replikuar me ...
Edmond Gashi TIRANA- Mjeku Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 n...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paq&eu...
foto ilustruese BELGJIKË- Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burg dy shqiptarë të cilët ishin të përfshirë&nbs...
foto ilustruese GRAMSHË- 30-vjeçari i cili u shpall i zhdukur këtë pasdite në Gramsh është gjetur i pajetë në...
Spitali TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi u përfshi sot nga një debat i ndezur lidhur me aferën korruptive në spitalin onkologj...
Edmond Gashi TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen hetimore lidhur me skandalin e spitalit të Onkologjikut...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dhënë argumentat e saj për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të ri pr tatimin mbi të ard...
Flor Binaj TIRANË- Piranjat kanë reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin për tat...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- 13 mijë bimë kanabisi janë asgjesuar nga një operacion antidrogë në Shkodë...