LIVE UPDATES
Aktualitet

Emrat/ Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen 3 persona në Mat, procedohet kryeplaku i fshatit

Po ashtu janë proiceduar penalisht dhe 2 persona të tjerë.

24 Gusht 2023, 11:08 Nga I.A
Emrat/ Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen 3 persona në Mat,
Mat

MAT- 3 persona janë arrestuar në Mat për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë Vlash Stojani, Pashk Stojani dhe Jani Gjergji, të cilët kanë kultivuar 341 bimë kanabisi. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 2 persona të tjerë. Personat e proceduar janë kryetari i fshatit Stojan, Gjevalin Brukaj dhe një inspektor i shërbimit pyjor, Mehill Dekagjini.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Vijojnë kontrollet në zona të thella të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Asgjësohen nëpërmjet djegies 341 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatrat Stojan dhe Lundre. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar (2 prej tyre vëllezër) të kultivimit të këtyre bimëve. Në vijim, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Stojan dhe një inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë. -Gjatë të gjitha fazave të këtij operacioni, janë asgjësuar 1801 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 6 autorë të kultivimit të këtyre bimëve, janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, mes tyre kryetarë fshatrash dhe inspektor të shërbimit pyjor. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet, me shërbime nga toka dhe me dronë, janë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Si rezultat, është finalizuar faza e gjashtë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në kuadër të së cilës u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

-Në fshatin Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 176 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan dhe u arrestuan autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit V. S. dhe P.S. (vëllezër), të dy banues në fshatin Stojan. -Në fshatin Lundre, njësia administrative Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 165 bimë të tjera narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi J. Gj., banues në fshatin Kokërdhok. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. B., 31 vjeç, kryetari i fshatit Stojan dhe M. D., 63 vjeç, inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë. Operacioni policor antikanabis i koduar "Kreshta të pastra", vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Policia e Dibrës ju bën thirrje kryetarëve të fshatrave, inspektorëve të shërbimit pyjor dhe të gjithë atyre që ligji i ngarkon me përgjegjësi, që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në kontrollin e territorit për goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmerisë, duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të mënjehershëm e profesional.

mehill dekagjini gjevalin brukaj pashk stojani jani gjergji

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Gusht 2023, 09:17 A.B

Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Thuhet se njeriu mund të durojë tre minuta pa oksigjen, tridhjetë ditë pa ushqim, por vetëm tre ditë pa lëngje. Pa ujë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj