10 Tetor 2022, 12:21
Nga e.k
Arma dhe hashashi sekuestruar nga Polica
MAT- Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës pasi akuzohen se janë peonarë të parcelës me kanabis që u zbulua në fshatin Stojan. Konkretisht në kërkim janë shpallur Ndre Tusha 34 vjeç, Nikoll Kola 31 vjeç dhe Nikolin Ceka 63 vjeç, të tre banues në Mat
Gjatë aksionit forcat Blu të Dibrës sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.3 kg kanabis sativa si dhe një armë gjahu e llojit çifte.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në territorin e fshatit Stojan, disa persona kishin kultivuar bimë narkotike. Mbi bazën e këtyre informacioneve është ushtruar kontroll i imtësishëm në territorin e fshatit Stojan, ku si rezultat i kontrollit nga forcat e posaçme Operacionale e “Shqiponja”, si dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, në forma boçeje.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike e sekuestruar iu përkiste shtetasve Ndre Tusha 34 vjeç; Nikoll Kola 31 vjeç; Nikolin Ceka 63 vjeç, të tre banues në Mat, të cilët janë shpallur në kërkim. Në vijim të kontrolleve, në banesën e shtetasit N. C., është gjetur një armë gjahu e cila, së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Më herët, në kuadër të operacionit “Stojani”, u sekuestruan 33 kg kanabis, u vu në pranga 1 shtetas dhe u shpall në kërkim vëllai i tij.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
diber policia e dibres ndre tusha nikoll kola nikolin ceka
Aktualitet
10 Tetor 2022, 12:18
F.M
Ervis Martinaj
TIRANË- Kontrollet e zhvilluara nga RENEA në Shijak pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, kanë...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 11:58
F.M
Ervis Martinaj
TIRANË- Hetimet për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. Gazetarj...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 11:43
e.k
Alqi Bllako
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, (SPAK) ka ankimuar këtë të hënë vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon, i ci...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 11:48
F.M
Ahmet Stafa i plagosur
DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur këtë paradite mes ...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 11:40
F.M
Burri i plagosur
DURRËS- Fotot e rënda që po shikoni tregpojnë pamjet e transportimit të Ahmet Stafës, burrit që u plago...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 11:22
f.g
Urim Buci
BILISHT- Urim Buçi, babai i Marsel Buçit, punëtorit të karburantit që iu dogj makina mbrëmë gjatë nat...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 10:46
F.M
Deizi Arapi
TIRANË- Deizi Arapi ka përfunduar sërish në polici! Këtë herë jo për sherret e shurmën në la...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 10:35
F.M
Policia e Durrësit
DURRËS- Një grua e identifikuar si Asije Stafa ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj, Ahmet Stafa. Ngjar...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 10:16
F.M
Arben Ndoka
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë n&eu...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 10:12
f.g
Gara per SPAK dhe Arben Kraja
TIRANE- Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë nga nisja e njoftimit për të garuar për k...