LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Francë për trafikim narkotikësh, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit

Përveç pronave që i përkasin direkt Arkaxhiut, konfiskimi kërkohet edhe për pasuritë e personave të lidhur me të, përfshirë familjarët, për të cilat analiza financiare ka konstatuar se nuk mund të jenë blerë me burime të ligjshme.

8 Dhjetor 2025, 10:25 Nga M.L
EMRI/ I dënuar në Francë për trafikim narkotikësh,
Prokuroria e Tiranës, foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, pasuritë e tij nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përveç pronave që i përkasin direkt Arkaxhiut, konfiskimi kërkohet edhe për pasuritë e personave të lidhur me të, përfshirë familjarët, për të cilat analiza financiare ka konstatuar se nuk mund të jenë blerë me burime të ligjshme.

Prokuroria bazohet në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” për të kërkuar kalimin e këtyre pronave në pronësi të shtetit.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A., i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ dhe personave të lidhur me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.03 të vitit 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme.

Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A.

Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 12/a 21, 22, 24 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:

- Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vleres 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;

- Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe

- Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.

elton arkaxhiu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj