6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gabimisht, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg në Angli, pasi bëri një gabim në aplikacionin WhatsApp. Urim Pomari, i cili sapo ishte larguar nga burgu, tentoi sërish të niste nga e para shitjen e kokainës. Mediat britanike raportojnë se ai krijoi një grup në WhatsApp për të ofruar kokainë për shitje dhe në mesazh përdori edhe një emoji dëbore si kod për drogën.
Gabimisht, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë. Pas këtij veprimi policia shkoj për kontroll në banesën e tij dhe gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, një peshore dhe 1,255 paund para cash. Gjykata vendosi ta dënojë Pomarin me 2 vite e 4 muaj burg për përfshirje në shpërndarjen e drogës.
Artikulli i plotë
Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë ke përfshirë në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi i ke dërguar.
Kjo i ka ndodhur një shqiptari në Angli, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe tentoi ta niste nga e para shitjen e kokainës. Urim Pomari, i liruar së fundmi nga paraburgimi, bëri një gabim të rëndë.
Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një emoji dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën. Megjithatë, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.
Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipswich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.
Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi Pomarin duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “veçanërisht budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës. Në përfundim, Pomari u dënua me 2 vite e 4 muaj burg./Dosja.al
Foto ilustruse Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një36-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kreu t...
Barush Bregu SHKODËR- Detaj të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më herët në Shkodër, ku pasagjeri i një aut...
Foto ilustruse “Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë jo shum&...
Foto ilustruse ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar në Elbasan. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte sh...
SPAK TIRANË- SPAK ka bërë me dije se përmes raportit të tij vjetor për vitin 2025 se vrasjet me pagesë janë t&...
SPAK TIRANË- Një raport vjetor (2025) prej 127 faqe i përpiluar nga zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, i ka kusht...
Foto ilustruse TIRANË- SPAK ka publikuar raportin e tij vjetor për vitin 2025. Përmes këtij raporti SPAK ka evidentuar disa nga problem...
foto ilustruese SHKODËR- Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në Shkodër. Blutë bëjn...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 23-vjeçar në qytetin e Gjirokastrës. Ai u arrestua nga ...