1 Tetor 2022, 13:46
Nga A.B
AMA
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka ngritur shqetësimin për përmbajtjet e transmetuara në ekrane. Përmes një reagimi zyrtar, AMA thekson se persona me precedentë penalë po trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Sipas AMA-s, këto qasje nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve. AMA nxit të gjitha mediat të angazhohen në evitimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, që promovojnë dhe justifikojnë dhunën, përmes prezantimit glorifikues emocional të personave me precedentë penalë
REAGIMI I AMA-s:
Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, referuar kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar një problematikë të përsëritur. Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale aktuale apo të mëhershme, ndihmesën në parandalimin e akteve kriminale, hetimin e autorëve të dyshuar, etj, AMA njëkohësisht konstaton me shqetësim, se persona me precedentë penalë herë-herë trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Qasje të tilla nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve.
Bazuar në ligjin 97/2013, i ndryshuar ( neni 4, Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive), sipas të cilit OSHMA-të udhëhiqen nga parimi i moslejimit të transmetimeve që “nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), “nxisin dhe justifikojnë dhunën” apo “ mund të nxisin vepra penale” ( neni 33, pika 1/d), veç mesazhit të gabuar, që japin për mbarë shoqërinë, këto përmbajtje audiovizive, referuar orarit të transmetimit, ndikojnë negativisht veçanërisht te të miturit, duke nxitur imitimin e modeleve dhe formave të sjelljes së papërshtatshme dhe ushtruar rrjedhimisht ndikim negativ në edukimin e tyre. Kjo megjithëse referuar ligjit 97/2013, i ndryshuar, transmetimet audiovizive duhet të “respektojnë në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e fëmijëve”, (neni 4, pika 1/b).
Nisur nga sa më sipër, AMA ka adresuar disa tërheqje vëmendjeje për OSHMA-të, ndërkohë që vijon monitorimin e përmbajtjeve të transmetuara.
Në këtë kontekst, AMA nxit të gjitha mediat të angazhohen në evitimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, që promovojnë dhe justifikojnë dhunën, përmes prezantimit glorifikues emocional të personave me precedentë penalë. Për rastet e evidentuara do të ndiqen procedurat administrative, sipas legjislacionit në fuqi.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
ama
Aktualitet
1 Tetor 2022, 13:38
I.A
Kokaina
ITALI- 20 kilogramë kokainë të pastër u sekuestruan nga financuesit e grupit Foggia dhe një shqiptar u arrestua gjat&...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 13:33
A.B
Seanca
TIRANË- Mësuesi Pashuk Alia ka kërkuar nga gjyqtarja e Tiranës ndryshimin e masës së arrestit shtëpiak, me detyri...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 13:22
I.A
Haxhire Gurakuqi
TIRANË- Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e i...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 13:23
A.B
Kanabis
FIER- Rinol Kapaj, është vënë në prangat e policisë së Fierit. Gjatë operacionit “Shitësi”...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 12:56
I.A
Francesco Curcio
ITALI- Në orët e para të mëngjesit u shkatërrua një organizatë që synonte trafikun e drogës m...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 13:10
A.B
Ilir Bajri
ITALI- Lirohet nga burgu Ilir Bajri. Një prej anëtarëve të bandës së Bajrave në Shkodër, u ekstradu...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 12:41
I.A
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 7 biznesmenë, të cilët akuzo...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 12:27
A.B
Aksident
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një maune ka dalë nga rruga te kthesa e...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 12:13
I.A
Pamje nga aksioni
ITALI- 15 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Potenza dhe Vulture-Melfese. Mediat italiane shkruajn&eum...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 11:48
A.B
Arrestimi
DURRËS - Denis Burisov, nga Rusia është arrestuar brenda një hoteli në Durrës. Operacioni, nga FAST Albania, në...