21 Qershor 2026, 15:13
Nga Elton Qyno
Foto Ilustruese
TIRANË- Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, ka sjellë hapjen e disa dosjeve penale në prokurorinë e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.
Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të ShowBizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti.
Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Ziza Pajazitit, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marrë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.
Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.
Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Rasti më i fundit i bërë publik nga deputeti i PD, Flamur Noka, ishte situata e futjes së një vajze që siç pretendoi Noka, ishte një eskortë që futej në burgun e Peqinit për takim special me të dënuar.
Nga verifikimet e kryera rezulton se vajza në fjalë ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut rreth periudhës së muajit Korrik 2025, kohë kur drejtor i këtij burgu ka qënë, i ndjeri Edmond Llabani.
Llabani, mori detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Peqinit në muajin Prill 2025 dhe më pas në 15 Janar 2026, ai u komandua drejtor i burgut të Durrësit.
Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.
Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumenteve si sociologe dhe psikologe. Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale./Syri.net
eskortat në burgje ziza pajaziti
Aktualitet
21 Qershor 2026, 14:44
D.S
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë&ndas...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 13:53
D.S
pamje nga aksidenti
LAÇ- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Fush&eum...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 13:22
D.S
VLORË- Një protestë ka shpërthyer këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku banorët e zonës, pron...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 12:12
D.S
pamja nga sheshi para Kryeministrise
TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar pak më parë në sheshin para godinës s&eum...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 12:05
D.S
SARANDË- Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Fast” në Ksamil, duke bërë të mundur arrestimin e 34-vje&c...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 12:02
D.S
KOSOVË- Prania ushtarake ndërkombëtare në Kosovë po hyn në një fazë të re, ku reduktimi paraqitet si reflektim i ...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 11:33
D.S
Foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Durrësit këtë të diel, ku një 11-vje&c...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 11:25
D.S
Reagon Komuniteti Hebraik
TIRANË- Komuniteti Hebraik në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të mbrëmjes së kaluar pran&e...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 23:18
D.S
TIRANË- Një incident ka ndodhur i cili ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Mësohet se, një protestue...
Aktualitet
21 Qershor 2026, 11:01
D.S
porti i durresit
DURRËS- Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Trageti”, duke goditur dy raste të k...