Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Unioni i Gazetarëve kërkon distancim të gazetarëve ndaj rasteve të tilla si dhe qëndrime redaksionale reflektuese.
TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar sulmet ndaj gazetareve Ola Xama dhe Aida Topallaj. Përmes një deklarate, UGSH shprehet se gjuha diskriminuese ndaj gazetareve përdhos misionin e gazetarisë.
Unioni i Gazetarëve kërkon distancim të gazetarëve ndaj rasteve të tilla si dhe qëndrime redaksionale reflektuese.
Në deklaratën e tyre përmenden si rastet më atipike janë sulmet e fundit ndaj kolegeve gazetare "Ola Xama dhe Aida Topallaj, ndaj të cilave në shkrime kolegësh të publikuara në online, jo vetëm që nuk respektohen normat etike, por shkohet më tej në akuza dhe etiketime të cilat inkriminojnë komunikimin dhe raportimin përmes mediave.", thuhet në reagimin e UGSH.
DEKLARATË E UNIONIT TË GAZETARËVE SHQIPTARË:
Sulmet ndaj gazetarëve dhe gjuha inkriminuese e kolegëve ndaj kolegeve përdhos misionin e gazetarisë
Tiranë 18.04.2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon rastet e shpeshtuara të publikimeve në disa media online të cilat mbartin gjuhë, stigmatizuese, fyese deri dhe inkriminuese, si dhe shkelin normat etike të raportimit dhe të marrëdhënies publike mes kolegëve.
UGSH kërkon distancim të gazetarëve ndaj rasteve të tilla si dhe qëndrime redaksionale reflektuese.
Rastet më atipike janë sulmet e fundit ndaj kolegeve gazetare: Ola Xama dhe Aida Topallaj, ndaj të cilave në shkrime kolegësh të publikuara në online, jo vetëm që nuk respektohen normat etike, por shkohet më tej në akuza dhe etiketime të cilat inkriminojnë komunikimin dhe raportimin përmes mediave.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë distancohet nga sulme të tilla dhe u drejtohet kolegëve të shmangin përplasje dhe qasje të tilla të cilat nuk kanë lidhje me cilësitë dhe ndërgjegjen profesionale të gazetarëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për kolege. Shkrime apo publikime të tilla që konceptohen si sulme të kolegëve ndaj kolegëve, aq më tepër ndaj kolegeve, janë larg mishërimit të përgjegjësisë profesioniste, madje bëhen investim i keq për inkriminimin e misionit të gazetarisë.
UGSH shprehet e alarmuar nga situata e përkeqësuar e ndotjes etike në komunikimin virtual mes gazetarësh në disa online dhe në dhjetra rrjete sociale. Sikundër jemi të shqetësuar ndaj dukurisë që përplasje të tilla dhe denoncime mes komunitetit tonë janë tashmë procese në ndjekje në disa gjykata të vendit.
Organizata jonë apelon pranë çdo kolegeje dhe kolegu të vlerësojë maksimalisht respektimin e kodeve etike, në mbrojtje të misionit dhe besueshmërisë sonë publike.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim në Korçë. Mësohet se i arrestuari...
Bledian Koka TIRANË- Erion Veliaj pasi paditi për shpifje emisionin Piranjat dhe gazetarin Bledian Koka vetëm pse pyeti një dëshmi...
Foto ilustruese TIRANA- Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin ...
Aksidenti TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Siç shihet nga videoja e m&eum...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 37-vjeçar, banues në Fier, u arrestua teksa po transportonte 11 emigrantë nga Vendet e ...
foto ilustruese DURRËS- Arrestohet i shpalluri në kërkim kombëtar Eduart Stafhasani në Durrës. Mësohet se Gjykata e...
Foto ilustruese MONITOR- Gjatë vitit të shkuar, ankesat kryesore të bizneseve pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë b&eu...
Kukës KUKËS– Të papriturat e motit kanë ofruar panorama të ndryshme në disa qarqe të vendit. Në ra...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë ditën e sotme në një njoftim në lidhje me qarkullimin në...
Foto ilustruese TIRANA- Procesi i lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nuk ka sjellë rezultate të rëndësishme as për...