LIVE UPDATES
Aktualitet

Falimentimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Durrës, AKUM: Përfundimi i aktivitetit s'ka lidhje me këtë, por me organizimin e shoqërive UK

Sipas tyre kjo ka të bëjë me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.

2 Gusht 2023, 17:02 Nga I.A
Falimentimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Durrës, AKUM:
AKUM

DURRËS-  Agjencia Kombëtare e Ujësjelllës-Kanalizivene dhe e Trajtimit të Mbetjeve ka reaguar pët lajmin e publikuar në disa media se Ndërmarrja e Ujësjellësit në Durrës ka falimentuar. Sipas AKUM, vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës për përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë, nuk ka lidhje me këtë. Sipas tyre kjo ka të bëjë me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.

Njoftimi i AKUM-së:

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për situatën e ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Durrës, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM) sqaron se: Vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin, proces i nisur vitin e kaluar në bazë të një vendimi të Qeverisë Shqiptare “Për riorganizimin sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotur”. Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerja kryesore me 51%. Aktualisht 13 Shoqëri Rajonale nga 15 Shoqëri Rajonale të propozuara janë të regjistruara dhe janë në funksion. Në zbatim të kësaj reforme Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetin e katër UK-ve, Shijak, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, të dhënat financiare të të cilave janë të gjitha të deklaruara pranë organeve tatimore dhe në QKB. Janë të dhëna publike dhe transparente. Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak. Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.

Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarje të të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithë veprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe në legjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe për këtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesin e likujdimit të kësaj shoqërie. Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka një rast specifik të kostove të larta të energjisë elektrike, pasi burimet ujore nga të cilat furnizohet janë rreth 50 km larg. Këto tarifa të shërbimit të furnizimit me ujë janë të pamjaftueshme për të mbuluar koston e operimeve të shoqërisë, duke çuar në akumulim të vazhdueshëm të detyrimeve të papaguara për energjinë elektrike ndaj OSHEE dhe FSHU. Tarifa aktuale mbulon vetëm 43% të kostos së operimit. Theksojmë se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës , e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese. Konkretisht, nga momenti i krijimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, nuk janë krijuar detyrime të reja për sigurimet shoqërore, pagat, dhe aktivitetin tregtar, dhe janë shlyer detyrime të prapambetura të shoqërive të transferuara në vlerën 374,344,556 Lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë̈ dhe AKUM kanë përgatitur kontrata të performancës, të cilat ndihmojnë̈ në mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit të Shoqërive UK, si dhe garantimin që administrimi i tyre të jetë në përputhje me strategjinë̈ kombëtare sektoriale.

akum

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj