LIVE UPDATES
Aktualitet

Falsifikuan markën e shqiptarëve të Kosovës në Norvegji, shpallen në kërkim vajzat e sallonit në Tiranë

Bëhet fjalë për një biznes që merret me trajnimin e kursantëve për punimin e vetullave dhe qerpikëve. Fitore Kallundra ka licencë ndërkombëtare dhe momentalisht trajnon në Norvegji, Gjermani dhe Kosovë.

21 Shkurt 2024, 21:43 Nga N.F
Falsifikuan markën e shqiptarëve të Kosovës në
Foto ilustruese

TIRANË- Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe pronarë të markës “FRK Beauty” e kanë të regjistruar këtë markë në Norvegji dhe Kosovë. Bëhet fjalë për një biznes që merret me trajnimin e kursantëve për punimin e vetullave dhe qerpikëve. Fitore Kallundra ka licencë ndërkombëtare dhe momentalisht trajnon në Norvegji, Gjermani dhe Kosovë.

Fitorja dhe Bazriu thonë për “Stop” në Tv Klan se salloni “Venus” në Tiranë bën trajnime dhe lëshon certifikata në emër të markës së tyre, “FRK Beauty”, pa asnjë lloj kontakti e marrëveshjeje me ta. Me të inflitruarit tanë, u interesuam në “Venus Salon” për të marrë një certifikatë dhe nga dy vajzat pronare, na u tha se certifikata e tyre është e njohur dhe regjistruar në Norvegji në emër të Fitore Kallundrës.


Ato thanë se certifikata për trajnimin e qerpikëve kushton 250 euro, ndërsa ajo për vetullat 750 euro.

Venus Salon: Kursi i qerpikëve zgjat 10 ditë. Mund të bëhet deri në 8 ditë maksimumi.

E infiltruara: Po kjo e vetullave?

Venus Salon: E vetullave është 750 euro, zgjat 4 ditë, mësohet pastrimi, dhënia e formës, heqja, boja profesionale. Të gjitha d.m.th, e organizon goca tjetër.

E infiltruara: Ne rrimë jashtë, në Gjermani. Im shoq punon berber. Kemi hapur një punë tonën të vogël aty. Po që të bëj letrat, më duhet një certifikatë që njihet. 

Venus Salon: E kuptoj! Atëherë certifikata, që ne japim, është certifikatë pjesëmarrëse nga “FRK Beauty”. Është kompani norvegjeze. Si kompani njihet kudo në Europë. Nuk di si të intereson ty. Të dyja kurset pajisen me certifikatë. Pastaj varet, se kë zgjedh ti, kush të intereson ty më shumë. Ja si bëhet, si është certifikata! Kjo është certifikatë pjesëmarrëse. Mund ta klikosh edhe në internet! Është kompani norvegjeze. Kjo është certifikatë e gocës që ka mbaruar, është në anglisht. Si certifikatë nuk jepet fare në shqip…nëse të hyn në punë kjo certifikata jonë, është në rregull. Bëjmë regjistrimin, nëse do,  mund të bësh 3 ditë kurs ose 1, sa të duash ti!

I infiltruari: Sa lekë kushtonte kjo ?

Venus Salon: Tani, kursi i qerpikëve, kushton 250 euro.

Fitore Kallundra shpjegon se nëse kjo certifikatë jepet nga jo profesionistë, paraqiten rreziqe të mëdha për klientët. Dëmtimet e shkaktuara nga njerëz të patrajnuar mund të çojnë në humbje të shikimit, irritim, alergji, infeksion ndaj trajnimi i saj fillon gjithnjë me shpjegimin teorik të anatomisë së syrit e lëkurës.

Me kamera të fshehtë çifti Kallundra shkoi në “Venus Salon” për t’u përballur me dy falsifikatoret.

Fillimisht ato pranojnë se nuk kanë autorizim për certifikata në emër të “FRK Beauty” dhe Fitore Kallundrës, e më pas zhduken nga salloni.

Fitore Kallundra: Unë jam Fitorja nga FRK Beauty…

Venus Salon: Aaaa.., ok!

Fitore Kallundra: Kam ardhur nga Kosova, për të parë, se çfarë bëni ju këtu..

Venus Salon: Të thërras edhe gocën tjetër..!

Fitore Kallundra: Jo, nuk është nevoja! Ti po punon këtu?

Bazri Kallundra: Kush është që mban trajnimet këtu?

Venus Salon: Është goca tjetër, që e ka edhe studion. Jo, thjesht ma thoni, për çfarë bëhet fjalë ?

Fitore Kallundra: Unë jam Fitore Rexhepi Kallundra, FRK Beauty. Kam ardhur për t’ju pyetur se nga vijnë ato çertifikata me emrin tim me emrin e firmës time dhe me vulën që ma kanë dërguar shumë vajza? Më fal, kush është pronarja?

Venus Salon: Ja se po vjen goca, që të flasë…

Vjen vajza tjetër, pronarja e Venus Salon.

Pronarja, Venus Salon: Përshëndetje! Si jeni?

Bazri Kallundra: Kjo është firma jonë, marka jonë në Norvegji, po ashtu edhe në Kosovë. Si ke arritur ti, që të bësh distributoren, pa pasur asnjë kontakt me ne?

Pronarja, Venus Salon: Unë nuk kam kontakt me ju, po certifikatat unë i marr nga ekonomistja ime…

Bazri Kallundra: Si quhet ajo?

Pronarja, Venus Salon: Jeta, se janë, më falni, po unë nuk e di mbiemrin…

Bazri Kallundra: Këto, që ti i lëshon, janë vepër penale.

Pronarja, Venus Salon: Po nuk janë dokument zyrtar.

Bazri Kallundra: Jo këto janë zyrtare. Ke përdorur emrin, mbiemrin dhe markën. Kjo është e falsifikuar.

Pronarja, Venus Salon: Po, e di e kuptova, që është emri juaj…

Fitore Kallundra: Nga “FRK Beauty”, unë jam e vetmja trajnere në gjithë botën…

Pronarja, Venus Salon: E kuptoj që je.

Fitore Kallundra: Unë personalisht, d.m.th nuk ka distributor as në Tiranë, as në Kosovë, veç në Norvegji, në Kosovë jemi ne..

Pronarja, Venus Salon: Me thënë të drejtën, është certifikatë pjesëmarrjeje dhe prandaj nuk e kam marrë parasysh…

Fitore Kallundra: Nuk e merr parasysh që përdor dy identitete?

Pronarja, Venus Salon: Për çfarë dy identitete?

Fitore Kallundra: Emrin tim, emrin e firmës. Ti kënaqu, n.q.s shkojmë me ligjin e Kosovës! Nëse shkojmë me ligjin e Norvegjisë, është shumë ndryshe. A e di që këto certifikata të falsifikuara i gjetëm në zyrën tënde?

Pronarja, Venus Salon: Patjetër moj! Unë nuk po i fsheh…,nuk është se po bëj dicka…

Fillimisht vajzat pranojnë se nuk kanë autorizim për certifikata në emër të “FRK Beauty” dhe Fitore Kallundrës, e më pas zhduken nga salloni.

Bazri Kallundra: FRK Beauty Tiranë, certifikata e falsifikuar..

Venus Salon: Unë nuk e di, goca tjetër, mendova për ndonjë bashkëpunim.

Bazri Kallundra: Më duhet emri, mbiemri juaj?

Pronarja, Venus Salon: Jo, po nuk dua të lë asgjë! Nuk mund ta bëj! Prisni këtu, sa të…!

Gazetari i “Stop” njoftoi krimin ekonomik, i cili brenda sallonit “Venus” gjeti certifikatat e falsifikuara. Dy falsifikatoret u shpallën në kërkim./TVKlan

tirane kerkim falsifikim marke

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni