Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë (117 mln euro) në vitin 2023.
TIRANA- Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë (117 mln euro) në vitin 2023. Në vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare për shërbimet ajrore ishin 7,5 miliardë.
Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7% Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, Aeroporti i vetëm në vend shënoi rreth 7,3 milionë pasagjerë, me rritje 39% në krahasim me vitin 2022.
Ndërsa nga janari deri më 21 shtator 2024 janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit. Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e fluksit të lëvizjeve po vjen edhe nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.
Biletat e lira dhe rritja e shërbimeve “low cost” po bëjnë që gjithnjë e më shumë shqiptarë të kalojnë fundjavat jashtë vendit. Shërbimet e transportit u renditën në katër grupet me rritjen me të madhe të shpenzimeve të familjeve për vitin 2023.
Kompanitë e fluturimeve ajrore vitet e fundit kanë shtuar destinacionet me kosto të përballueshme për familjet shqiptare. Teksa Shqipëria po shtrenjtohet nga flukset e larta të turistëve të huaj, shumë shqiptarë preferojnë të udhëtojnë. Shpenzimet për bileta të avioni zunë 0,75% të konsumit final të familjeve shqiptare me 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022.
Pas pandemisë udhëtimet dhe shërbimet e lidhura me to kanë pësuar rritje të shpejtë. Pandemia Covid -19, që çoi botën në masa ekstreme të bllokimit të lëvizjeve. Me heqjen e kufizimeve u rikthye një oreks i ri për udhëtime në të gjithë globin. Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët janë në këtë trend, ku udhëtimet dhe sidomos ato me avion po bëhen pjesë integrale e buxheteve të familjeve./Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Shtimi i trafikut në muajin gusht duket se ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Të dh&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthje...
Artan Hoxha dhe Ilir Proda TIRANË- Artan Hoxha ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që pritet të firmoset ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar emrin e përfolur për drejtor të ri të Policisë së Shtetit,...
Mallakastër MALLAKASTËR- Emisioni Fiks Fare ju rikthye mbrëmjen e sotme historisë së tre të miturve të cilët jetoni...
lumi vjosa TIRANË- Shqipëria dorëzoi të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Komb&...
froga e sekuestruar MAL I ZI- Një shqiptar është arrestuar në Mal të Zi. Mësohet se shqiptari u kap me rreth 95 kilogram...
Takimi TIRANË- Në takimin e zhvilluar në prani të përfaqësuesve të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish Siguri...
foto ilustruese SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur n...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Pesë puonjës të Bashkisë Rrogozhinë janë vënë në pranga pasi akuzohen p...