LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë konsiderohet një pagë e mirë, krahasimi i kryeqyteteve europiane

Sipas Talentup, një pagë vjetore bruto midis 64,000 dhe 70,000 euro konsiderohet një pagë e mirë në Gjermani. Kjo përkthehet në rreth 40,000 euro deri në 43,000 euro neto në vit ose midis euro 3,300 dhe 3,600 euro neto në muaj për një person beqar.

12 Shtator 2024, 13:27 Nga N.F
Çfarë konsiderohet një pagë e mirë, krahasimi i
Foto ilustruese

TIRANË- Çfarë e bën një pagë të mirë në vendin tuaj? Nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sipas Chris Chasteen, Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Kërkimeve Ekonomike ERI, përgjigja varet nga faktorë të tillë si vendi ku jetoni, përvoja, arsimi, industria, nevojat dhe mënyra e jetesës.

Bazuar në vlerësimet nga agjencitë e rekrutimit dhe njohuritë nga ekspertët, Euronews Business shqyrton se çfarë përbën një pagë të mirë në disa kryeqytete europiane.

Berlini u ofron punonjësve të zyrave (white-collar) që ndodhen në mes të karrierës midis 40,000 dhe 60,000 euro bruto në vit

Sipas Talentup, një pagë vjetore bruto midis 64,000 dhe 70,000 euro konsiderohet një pagë e mirë në Gjermani. Kjo përkthehet në rreth 40,000 euro deri në 43,000 euro neto në vit ose midis euro 3,300 dhe 3,600 euro neto në muaj për një person beqar.

Pagat priren të jenë mesatarisht më të larta në Berlin krahasuar me qytetet e tjera gjermane për profesione të njëjta.

Profesionistët në mes të karrierës në Londër zakonisht fitojnë midis 50,000 paund (59,455 euro) dhe 70,000 paund (83,235 euro) bruto në vit

HousingAnywhere raportoi se të ardhurat mesatare mujore neto në Mbretërinë e Bashkuar ishin 2,297 paund (2,725 euro). Në vitin 2023, me një kosto jetese prej 1,950 paund (2,314 euro), një pagë mesatare mujore neto që varionte midis 2,500 paund (2,962 euro) dhe 3,300 paund (3,915 euro) konsiderohej një pagë e mirë në MB.

Duke pasur parasysh, që të ardhurat mesatare bruto javore në Londër ishin 23% më të larta se mesatarja e Mbretërisë së Bashkuar sipas ONS, një pagë e mirë në kryeqytet duhet të jetë së paku midis 3,643 dhe 4,815 euro.

Një pagë e mirë, përfaqësuese bruto e punonjësve të zyrave, që ndodhen në mes të karrierës në Londër, zakonisht është midis 50,000 paund (59,455 euro) dhe 70,000 paund (83,235 euro) në vit.

Një pagë e mirë për një jetë komode në Francë është rreth 3200 euro në muaj për një person beqar

Që nga viti 2024, paga mesatare mujore neto në Francë është 2,587 euro, ndërsa paga mesatare është 1,940 euro, sipas HousingAnywhere. Një pagë e mirë për një jetë të rehatshme në Francë është rreth 3,200 euro në muaj për një person beqar ose 5,600 euro në muaj për një familje me tre anëtarë.

Megjithatë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës në Paris, do t’ju duhen afërsisht 3,400 euro në muaj për të mbajtur një mënyrë jetese të rehatshme në kryeqytet.

Një pagë e mirë mujore neto në Spanjë vlerësohet të jetë rreth 2700 euro për një person beqar

Sipas HousingAnywhere, paga mesatare neto në Spanjë në vitin 2024 është 1,785 euro në muaj, ose 2,250 euro bruto. Për një jetë të rehatshme, një pagë e mirë mujore neto në Spanjë vlerësohet të jetë rreth 2,700 euro për një person beqar ose 4,000 euro për dikë që ka familje.

Duke pasur parasysh se paga mesatare në Madrid është 18% më e lartë se mesatarja kombëtare, një pagë e mirë neto mujore në kryeqytet për një person beqar duhet të jetë së paku 3,185 euro.

Një pagë bruto nga 4,100 euro në 6,000 euro në muaj konsiderohet e mirë për një jetë të rehatshme në Irlandë

Në Irlandë, një pagë bruto, që varion midis 4,100 dhe 6,000 euro në muaj konsiderohet e mirë për një jetë të rehatshme, sipas Instarem. Paga mesatare bruto për punëtorët me kohë të plotë në vend është 3,220 euro në muaj.

Pagat e Romës mbeten prapa qyteteve të Europës Veriore

Sipas ManpowerGroup, një pagë e mirë për një punonjës zyre në mes të karrierës zakonisht varion nga 35,000 deri në 50,000 euro bruto në vit.

Një pagë e mirë bruto në Romë zakonisht varion midis 3,750 euro dhe 5,690 euro, sipas Salary Explorer. Salary Explorer ofron vlerësime të një page të mirë bruto mujore për kryeqytetet e tjera si më poshtë:

Përfitime më të mëdha financiare nga pagat në vendet veriore dhe perëndimore të BE-së

Anketa e vitit 2023 e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat Rajonale dhe Urbane të Komisionit Europian, për cilësinë e jetës në qytetet europiane, zbulon ndryshime të rëndësishme në kënaqësinë financiare të familjeve në të gjithë BE-në.

Përqindja e njerëzve, të kënaqur me gjendjen financiare të familjes së tyre varion nga 39% në Athinë në 87% në Luksemburg. Kënaqësia është përgjithësisht më e lartë, në qytetet e vendosura në vendet veriore dhe perëndimore të BE-së. / Monitor

paga kryeqyteti europian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj