LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Fëmijët e pandemisë’ kanë mbetur prapa! Kanë vonesa në të folur dhe janë më nevrikë

Fëmijët kanë qenë të izoluar me nëna që kanë kaluar vetë një periudhë të vështirë. Edhe studimet tregojnë se “fëmijët e pandemisë” janë mbrapa.

14 Qershor 2022, 17:25 Nga k.m.
‘Fëmijët e pandemisë’ kanë mbetur prapa!
Foto ilustruese

Mungesa e ndërveprimit me të tjerët për shkak të izolimit në vitet e tyre më vendimtare të zhvillimit, i ka lënë foshnjat e lindura gjatë pandemisë me probleme në të folur dhe i ka bërë më nevrikë. Ky është përfundimi ku kanë dalë disa studime të bëra në botë, të cilat janë reflektuar edhe në Shqipëri. Ekspertët në vend shprehen se ka pasur një tendencë ndryshimi përsa u përket fëmijëve të lindur gjatë pandemisë. Psikologe Migena Kurushi thotë për Gazetasi.al se pas pandemisë ka pasur rritje të rasteve klinike.

“U shtuan rastet si për ndjekje terapeutike ashtu edhe për konsulta”, thotë Kurushi.

Ajo shton se shqetësimet e prindërve kanë qenë kryesisht mbi vonesën gjuhësore, kjo dhe për shkak të mbylljes së fëmijëve në një ambient ku lojërat e tyre kanë qenë telefoni dhe teknologjia.

“Fëmijët të cilët kanë ardhur për konsulta ose terapi janë të moshës 2-3 vjeç”, thotë Kurushi. Pra, janë fëmijë që kanë lindur në fillim të pandemisë ose pak para pandemisë. Ndërkohë, psikologia për fëmijë, Lorela Garuli thotë për Gazetasi.al se një problem i asaj periudhe që ka ndikuar edhe në zhvillimin, evoluimin, komunikimin e bebeve ka qenë edhe izolimi i nënave të reja.

Raporti i tyre me mëmësinë dhe momentet e para kanë qenë të vështira për nënat që në periudhën më të bukur të tyre ishin të izoluara.

“Nënat e reja kanë pasur më shumë depresion postpartum, ankth dhe pamundësia për të takuar të afërmit, për të kërkuar ndihmë, për të ndarë pak më shumë eksperiencën e tyre mund të ketë qenë shkaku kryesor që ka nxitur dhe vështirësitë tek bebet”, thotë Garuli.

Fëmijët kanë qenë të izoluar me nëna që kanë kaluar vetë një periudhë të vështirë. Edhe studimet tregojnë se “fëmijët e pandemisë” janë mbrapa. Dominique Spencer, e cila drejton një qendër për fëmijët, zbuloi se shumë fëmijë tani janë më pak të avancuar nga pikëpamja sociale sesa ata që ishin para fillimit të pandemisë.

Studimet kanë zbuluar gjithashtu se fëmijët e lindur pas marsit 2020 kanë më pak gjasa të jenë në gjendje të bëjnë tingujt e parë sesa bashkëmoshatarët e tyre në këtë moshë dhe ende nuk kanë zhvilluar aftësi sociale si ndarja dhe pritja duke çuar në më shumë grindje dhe nerva.

Shkencëtarët duke përfshirë Dana Suskind, kirurge në Universitetin e Çikagos, thonë se pas ndryshimit qëndron mungesa e kontaktit social me familjen dhe të afërmit për shkak të kufizimeve. Ndikimi afatgjatë i pandemisë tek fëmijët nuk është ende i qartë, por ekspertët kanë paralajmëruar se mbajtja e fëmijëve larg bashkëmoshatarëve të tyre për një kohë të gjatë me izolime, me siguri do të ketë dëmtuar zhvillimin e tyre. Spencer shpjegon se normalisht foshnjat fillojnë të ecin dhe bëhen më aktivë fizikisht gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Por që nga valët e Covid, ajo nuk e ka parë që kjo të ndodhë aq shpesh.

"Ata janë ende duke u rritur, sepse rriten gjithmonë, por është me një ritëm më të ngadaltë", thotë ajo.

Dëshmi të mëtejshme të zhvillimit më të ngadaltë tek fëmijët më të vegjël u zbuluan edhe nga Emily Levitt, nënkryetare e një prej rrjeteve më të mëdha të mësimdhënies në Amerikë të quajtur "Sylvan Learning". Ajo tha se kohët e fundit janë mbytur me kërkesa për mësime nga prindërit me fëmijë nën tre vjeç.

“Shpesh na bëhet pyetja: “A është pandemia fajtore apo janë fëmijët prapa?”, shpjegoi ajo.

"Dhe arritja e përgjigjes së saktë për çdo fëmijë nuk është gjithmonë e lehtë".

Dëshmitë shkencore për vonesa në zhvillimin e fëmijëve në kohën e Covid kanë treguar pikërisht këtë që thonë ekspertët. Një punim i botuar në revistën kërkimore JAMA në janar të këtij viti, i cili shqyrtoi 225 fëmijë të lindur në vitin 2020, zbuloi se foshnjat kishin më pak gjasa të zvarriteshin dhe të buzëqeshnin me veten në pasqyrë brenda gjashtë muajve. Studimi gjithashtu tregoi se ata kishin reduktuar aftësitë sociale dhe të zgjidhjes së problemeve.

Edhe një anketë në Mbretërinë e Bashkuar me mësuesit, e publikuar muajin e kaluar, zbuloi se ata që mësonin fëmijët në fillimet e tyre tani po shihnin më shumë kafshime dhe goditje në klasë sesa më parë. Organizata "Ofsted" në Britani ka treguar gjithashtu në një raport se fëmijët po luftojnë me aftësitë bazë si të shkruarit dhe të folurit në vazhdën e pandemisë.

Disa mësues madje thanë se kishin parë se të rinjve u mungonte besimi në aktivitetet në grup dhe kishin vështirësi për të ndarë dhe për të ndërruar lodrat./GazetaSI 

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj