LIVE UPDATES
Aktualitet

Festimet për 28-29 Nëntorin, Lubonja: Dita e hipokrizisë, politikanët e identifikojnë veten si Skënderbeu

Sipas tij, Shqipëria në këtë situatë politike ku ndodhet duhet të marrë shembull nga Kosova.

29 Nëntor 2022, 21:00 Nga I.A
Festimet për 28-29 Nëntorin, Lubonja: Dita e hipokrizisë,
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, ditë të hipokrizisë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lubonja tha se politikanët në këto data të shënuara mundohen që të identifikojnë veten si Skënderbeu.

“E quaj këtë ditë si ditë të hipokrizisë. Bëjmë sikur flasin për atdheun, e duam atë, sikur në këtë ditë ne tregojmë gjithë dashurinë tonë, ndërkohë që 356 ditë të tjera e shkatërrojmë atdheun. Sot është dita kur dalin ata që na përfaqësojnë, që dalin dhe identifikohen me atdheun. Enver Hoxha qante kur dëgjonte atë; Për ty atdhe. E identifikonte veten si Atdheu ai. Dhe këta e identifikojnë veten si Skënderbeu. Gjersa ikin njerëzit nga atdheu, atëherë për çfarë bëhet fjalë. Është një hipokrizi e madhe që shkojnë atje. Shumë të tjerë thonë; jam pushim, dhe do dalim në restorant që të relaksohemi. Sjellin dhe Dua Lipën që të kërcejnë njerëzit. Koncerte bënte dhe Enveri. Pare me cikun do populli. Këta japin dhe cirk herë pas here. Ne që vijmë këtu dhe që kemi detyrë që ta shohim pak më ftohtë, them se Atdheu, atje ku jam mirë, atje është atdheu. Nga një herë më vjen të them më mirë mos të lindte Shqipëria fare se sa të udhëheqje nga vetja. Në kohën e Enverit i këndohej atdheut, një burg i madh. Tani në këto 30 vite është vazhdimësi e asaj fryme. Ka ndryshim, por varet se çfarë ndryshimi. Disa thonë; Porti i Durrësit është diçka e mirë, apo inceneratorët (qesh), por e kam të vështirë që të gjejë diçka të mirë. Nga një izolim i tmerrshëm, është kthyer në një udhëkryq kalimtarësh, si Fushë-Kruja, si udhëkalim. Kështu duan ta kthejnë këta kur thonë; do sjellim bangladeshas”, Lubonja.

Mes të tjerash, Lubonja analizoi dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe të dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Sipas tij, Shqipëria në këtë situatë politike ku ndodhet duhet të marrë shembull nga Kosova.

“Kam shpresuar shumë për Kurtin. Isha në Kosovë. Duke e parë Prishtinën, ndjesia që pata unë është se është një vend më normal, më njerëz. Gjithë këto monstra që po ngremë ne, kanë nisur dhe atje, por ka më shumë hapësira. Këtu injoranca, nga Ilirët kanë kaluar në Pellazgë, kërkojnë rrënjët pellazgjike, që; ‘ne kemi krijuar botën’. Kosova ka më shumë kulturë. Gati më erdhi mendimi se këtu dikur ka qenë Shqipëria pikë referimi për kosovarët. Por sot, nëse do të mund të kishte Shqipëria një shpresë që të normalizohej, duhet të merrnim Kosovën si pikë referimi. Kosova ka një frymë kulture më të madhe, atje dhe pedagogët paguhen më shumë. Kosova në aspektin ekonomik, ka probleme dhe oligarkë ka. Një biznesmen kosovar më tha; ‘kam lëvizur, por aty në Shqipëri flitet për gjera kriminale që lakohen si biznes normal’. Ndaj në këtë aspekt Kosova ka një ndjeshmëri më të madhe. Albin Kurti më ka zhgënjyer pak, sepse nëse atje do të bëhej një qeverisje antikapje, akoma se shikoj se po ndodh kjo gjë. Këto miqësitë me Ramën s’më bindin. Kur erdhi herën e parë, foli për portin e njomë, hekurudhat, atdheun. Marrëveshjet e lidhura mes dy vendeve janë hipokrizi. Kurti duhet të ndërtojë një model tjetër nga ky i joni, që njerëzit të korrigjojnë veten. Ky kërkon të jetë babai i gjithë shqiptarëve (Rama). Kurti kërkon të jetë aty, dhe ka aspirata që të jetë përbashkuesi i shqiptarëve, por është njeri më normal që nuk deliron”, theksoi analisti.

Po ashtu Lubonja e cilësoi një falsitet fjalimin e Ramës para euroeputetëve në Bruksel, ku mbrojti me tone të ashpra ish-presidentin Hashim Thaçi.

Fjalimi i Ramës para europarlamentarëve ishte një sikifo e madhe. Mori dhe të atin e Hashim Thaçit dhe akuzoi Europën. Për mua mbetet e dyshimtë. E kam një hipotezë që nuk është çudi e madhe që ta them, por që ky të ketë mall për Thaçin, harroje. Këtu ka një projket, që i duhet Hashim Thaçi se ndoshta me Kurtin ka ngelur. A e nxjerr dot Thaçin nga burgu Edi Rama, më duket e vështrië. Fakti ëq nuk është kosistent, që s’bën dot asgjë, dikush thotë se ka një kompekst. Dikush thotë se është ai projekti që ka pasur me Vuçiçin, se i duhet Hashimi, se mund ta bëjën atë projektin për ndarjen e Kosovës. Këto janë hipoteza”, pohoi Lubonja.

Duke u ndalur te protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga Partia Demokratike, Lubonja pohoi se: Moslejimi i protestës është pretekst për t’i penguar. Nuk ka rrezik që të ndodhi trazira. Mendoj se protesta duhet të kishte një mesazh që t’u tregohet se ata, BE ose ambasadat po mbështesin një regjim. Duhet patjetër që politika t’ia vërë në dukje BE-së këtë gjë. Edhe kjo Samit washing është kjo, i shpëlahet fytyra Ramës. Ça ‘Rroftë Europa!’! Kjo Europë po mban këtë regjim kështu.

fatos lubonja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj