LIVE UPDATES
Aktualitet

"Figura kryesore e krimit të organizuar në Shkodër"/ BIRN: Safet Bajri arrestohet nga SPAK me akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar

Safet Bajri (Rustemi), i dyshuar si një nga figurat kryesore të krimit të organizuar në Shkodër, u arrestua me vendim të Gjykatës së Posaçme me akuzën e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.

21 Shkurt 2025, 17:45 Nga B.Z
"Figura kryesore e krimit të organizuar në Shkodër"/
Safet Bajri

TIRANË - Safet Bajri, i akuzuar si një ndër eksponentët kryesorë të krimit të organizuar në Shkodër u arrestua mesditën e së premtes në qytetin e tij dhe u transferua nga forcat speciale në drejtim të Tiranës, pas një mase arresti të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme më 17 shkurt 2025.

I rrethuar nga policë të maskuar dhe të armatosur, Bajri pozoi i qeshur përballë kamerave.

Arrestimi i Bajrit u realizua pas një kontrolli të mëparshëm të dështuar në shtëpinë e tij.Avokati i Bajrit, Sokol Tahiraj i tha gazetarëve se klienti i tij ishte paraqitur vetë në Policinë e Shkodrës, ku i ishte bërë e qartë se duhej të shkonte në Tiranë për të dorëzuar një kampion AND-je.

“Është paraqitur këtu dhe i është bërë prezent për të marrë kampionin e AND-së me vendim gjykate. Ne atë moment i është prezantuar dhe një masë sigurimi tjetër, e cila është për një çështje që është gjykuar njëherë,” tha Tahiraj.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një njoftimi për shtyp se ndaj Bajrit ishte miratuar një masë e re arresti me burg nga Gjykata e Posaçme për akuzat e “vrasjes me paramendim”  të Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 si dhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Masa arresti për këtë ngjarje u lëshuan edhe ndaj Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit, të cilët ndodhen në qeli.

Safet Bajri dhe bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në vitin 2018 për akuza të lidhura me krimin e organizuar, por dosja u shfry më pas në gjykatë dhe ai qëndroi në burg vetëm për një kohë të shkurtër.

Pas arrestimit të Safet Bajrit në Tiranë, Behar Bajrit në Holandë dhe Enver Bajrit në Spanjë, ish-Prokuroria për Krime të Rënda ngriti një mori akuzash, mes të cilave përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore – krime që u konsideruan se ishin kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Por gati dy vjet pas nisjes së hetimeve, drejtësia dështoi të vërtetonte ekzistencën e një grupi të strukturuar me emrin “Bajri”, ndërsa dosja u dërgua me akuza të rrudhura në gjykatë – ç’ka solli më pas kalimin për kompetencë në Gjykatën e Shkodrës.

Në majt të vitit 2020, në zbatim të urdhërimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Shkodrës zhvilloi seancën për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi, për “shuarje dhe caktim mase” ndaj të ndaluarve si anëtarë të grupit “Bajri”, duke lënë të lirë shumicën e tyre. Çështja u mbyll me dënime minimale për “Organizim të llotarive të palejuara në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe Safet Bajri u lirua nga burgu në mars të vitit 2023./BIRN

safet bajri spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj