LIVE UPDATES
Aktualitet

Firma lë disa muaj pa paga 150 punëtorë në Vlorë, shteti e gjobit me vetëm 300 mijë lekë!

Që nga muaji dhjetor punëtorët e fasonerisë “Simak Shoes”, e cila prodhon këpucë, s’kanë marrë paga dhe nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Por, gjatë kësaj kohe, këto institucione vetëm sa kanë “vëzhguar” nga larg, duke vendosur edhe masa qesharake. Inspektoriati i Punës, për gjithë këto probleme, i ka vendosur një gjobë prej 300 mijë lekësh, teksa punëtorët edhe pas kësaj mase vijojnë të jenë në mes të katër rrugëve.

12 Mars 2025, 21:46 Nga B.Z
Firma lë disa muaj pa paga 150 punëtorë në Vlorë,
Foto ilustruese

TIRANË - Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës indiferencën e shtetit, organeve ligj zbatuese dhe atyre kontrolluese, për situatën e 150 punëtorëve të një firme në Vlorë.

Që nga muaji dhjetor punëtorët e fasonerisë “Simak Shoes”, e cila prodhon këpucë, s’kanë marrë paga dhe nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Por, gjatë kësaj kohe, këto institucione vetëm sa kanë “vëzhguar” nga larg, duke vendosur edhe masa qesharake. Inspektoriati i Punës, për gjithë këto probleme, i ka vendosur një gjobë prej 300 mijë lekësh, teksa punëtorët edhe pas kësaj mase vijojnë të jenë në mes të katër rrugëve.

Disa ditë më parë, Fiksi udhëtoi në Vlorë, me kërkesë të qindra punonjësve të firmës “Simak Shoes”, të cilët ishin pa paga dhe sigurime shoqërore që prej muajit dhjetor 2024. Punëtorët e presin grupin e Fiksit para godinës së mbyllur të kësaj firme, teksa pronarët janë zhdukur pa asnjë gjurmë. Ata thonë se kanë halle dhe probleme. Dikush qira, dikush kredi e të tjerë borxhe. “Si t’ia bëjmë, kemi gjithë ato halle. Italianët kanë ikur dhe s’vijnë. As ai shqiptari që na ka premtuar disa herë se do t’i merrni. Këta vetëm tallen me ne. Ne e pezulluam punën disa ditë më parë. Ai shqiptari Ilir Dervishi na thoshte se do t’i merrni sot e nesër. Mirë ai që s’ka vepruar, por as edhe shteti. Kanë ardhur ata të Inspektoriatit të Punës dhe vetëm sa kanë bërë disa letra” pohojnë punëtorët.

Sipas tyre, punëtorët kanë shkuar në Zyrat e Inspektoriatit dhe kanë mësuar se kanë nisur verifikimit. “Ne s’na duhen ato letrat qesharake që kanë ata. Ne na duhen rrogat. Këta edhe s’na kanë hequr me letra dhe as na japin pagën. Firma as ka shpallur falimentin dhe asnjë gjë. Ata janë ende aktiv dhe shteti s’merr masa. Të gjithë heshtin” shtojnë punëtorët. Më tej thonë se, duke qenë se pronari nuk i heq me letra, ata s’përfitojnë as asistencë sociale.

“Me letra jemi këtu dhe këtu s’marrim pagë. Të veprojnë se kemi mbetur në mes të 4 rrugëve. Ata presin që ne të ikim një e nga një. Të japim dorëheqjen se edhe rrogë nuk rrihet. Disa kanë ikur. Tani kush na merr ne. Disa prej nesh janë në prag pensioni. Kemi nga 8 a 10 vite që punojmë këtu. Dikush edhe burrë e grua dhe të ardhurat kemi pasur vetëm këto. Kemi edhe fëmijë, në çerdhe, kopshte apo shkolla. Kush do t’i mbajë ata” thanë punëtorët.

Sipas tyre, para muajit dhjetor 2024 s’kanë pasur ndonjëherë probleme. “Sa e mori ky shqiptari filluan këto problemet. Zihen me njëri tjetrin dhe ne s’na japin pagat” përfundojnë ata.

Bashkë me një punëtor, Fiksi shkon te Inspektoriati i Punës në Vlorë. Takojnë inspektoren që ka shkuar në atë fasoneri dhe ka bërë veprime. Ajo thotë se punëtorët kanë shkuar në ato zyra dhe se Inspektoriati vetëm bën konstatime. Sipas saj, firma s’ka bërë falimentin dhe ka pasur probleme me likuiditetin. Më tej pohon se kanë marrë informacione se s’janë hedhur pagat dhe sigurimet që nga dhjetori.

“Ne vetëm konstatojmë dhe marrim masa. Fillimisht kemi vendosur një gjobë në masën 300 mijë lekë të rinj për firmën dhe u kemi lënë detyra që të veprojnë” thotë inspektorja. Fiksi e pyet se, çfarë do të bëhet me këta punonjës, do të marrin paga. Ajo thotë se ka thirrur edhe përfaqësuesit e firmës, ka ardhur dikush që ka pasur prokurë dhe ka thënë se do i jepet një zgjidhje. Por, inspektorja nuk ishte në gjendje të fliste për masat e mëtejshme.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, firma Simak është themeluar në datën 17 mars 2015. Operon në Vlorë dhe ka si objekt prodhim, import dhe eksport i të gjitha pjesëve të këpucës. Aktualisht, administrator i saj është z. Ilir Dervishi, i cili zotëron edhe 30 % të aksioneve të firmës. Ky shtetas u bë aksioner në vitin 2024, teksa i bleu aksionet për 131 mijë euro, të cilat duhet t’i shlyente në disa këste.

Punëtorët thanë se, pas emërimit të z. Dervishi si administrator, kanë filluar edhe problemet në likuidimin e pagave. Ndërkohë, 70 % të aksioneve të tjera i ka një firmë italiane. Fiksi tentoi që të kontaktonte me administratorin, por ai nuk ndodhej në ambientet e fasonerisë në Vlorë. Nuk iu përgjigj telefonatës dhe nuk ktheu përgjigje as mesazhit që i dërgoi Fiksi.

Përplasjet e brendshme kanë sjellë që qindra punëtorë të mbesin në mes të katër rrugëve. Institucionet shtetërore, qoftë ligjzbatuese apo edhe ato kontrolluese, vetëm sa kanë vëzhguar nga larg, duke marrë vetëm masa qesharake.

INSPEKTORIATI I PUNËS, VLORË

Gazetari – Për problemin e SIMAK-ut jemi ne, kemi ardhur!

Qytetari – Për SIMAK-un.

Inspektorja – Po e kanë marrë përgjigjen çunat.

Gazetari – E di që e kanë marrë, por çfarë mase keni marrë ju?!

Inspektorja – Ne kemi marrë masë administrative sanksion.

Gazetari – Vetëm gjobë?

Gazetari – Kaq e keni ligjin vetëm gjobë?

Inspektorja – Deri këtu e kemi, po.

Gazetari – Po me punëtorët çfarë do bëhet, këta mund të futen në asistencë?

Inspektorja – Në asistencë nuk e di, me Zyrën e Punës do komunikojmë.

Gazetari – Deri ku arrini ju me këtë rast, vetëm te gjoba?

Inspektorja – Po. Ata janë ankuar për mungesën e pagave.

Inspektorja – Në momentin e kryerjes së inspektimit është konstatuar që s’është marrë 8 ditë paga e dhjetorit (2024) dhe e gjithë paga e janarit deri në momentin që ne kemi kryer inspektimin. Është konstatuar gjithashtu që nuk është kryer pagesa e sigurimeve shoqërore për muajin dhjetor dhe janar. Për këtë janë lënë detyra.

Gazetari – I keni lënë detyra këtij punëdhënësit?

Inspektorja – Po, po, po.

Gazetari – Dhe punëdhënësit i keni vënë edhe gjobë?

Inspektorja – Sanksion 3 milionë lekë.

Gazetari – Të vjetra apo të reja?

Inspektorja – Të vjetra, 3 milionë lekë!

Gazetari – Ça i ka ai 3 milionë?! Ai ka premtuar që do i japë pagat?

Inspektorja – Ka premtuar po! Detyra jonë pas kësaj është të dalim me vendimin përfundimtar me sanksion. E kemi sanksionuar me këtë vlerë.

Inspektorja 2 – Është edhe problemi tjetër i falimentit.

Gazetari – Ai s’e ka shpallur falimentin!

Inspektorja 2 – Ai nuk e ka shpall dhe e gjithë procedura e falimentit është një procedurë ligjore që s’e ka në dorë askush.

Inspektorja 2 – Po zgjat sepse …

Gazetari – Po kush duhet t’a çojë, duhet t’a çojnë Tatimet?

Inspektorja 2 – Duhet t’a çojë në fakt vetë punëdhënësi ose Tatimet duket parë që ai është në regres të aktivitetit.

Gazetari – Po të japë pagat se janë 140-150 veta.

Inspektorja – Këtë po themi dhe ne.

Gazetari – Ju përveç gjobës nuk e detyroni (të paguaj punëtorët)?

Inspektorja – Ne jemi deri te sanksionimi.

Gazetari – Punonjësit marrin dot asistencë?

Inspektorja – Po në qoftë se i pranon Zyra e Punës sepse ne jemi institucion kontrolli.

Gazetari – Nëse këtyre (punëtorëve) nuk u ndërpritet marrëdhënia e punës, duhet të shkojnë te Zyra e Punës?

Inspektorja – Jo, pa larguar nga sistemi tatimor. Ai duhet të ndjekë një procedurë inspektimi dhe për largimin. Sepse atje ka punëmarrës …

Gazetari – Po duhet ta ndjekë ky punëdhënësi?

Inspektorja – Duhet t’a ndjekë punëdhënësi!

Gazetari – Ai s’do, do t’i lërë kështu pezull! Ai pagën nuk ua jep.

Inspektorja – Ai duhet të ndjekë procedurën për zgjidhjen e marrëdhënies. Po pra, ka ngelur në ngërç. Ai duhet të ndjekë procedurën ose të shpallë falimentin, ose duhet të ndjekë procedurën për zgjidhjen e marrëdhënies së punës. Sepse ne i kemi lënë detyrë nëse ai i mban në punë akoma është i detyruar t’u japë pagën.

Inspektorja 2 – Kontributet…

Inspektorja – Dhe kontributet. Ai vazhdon të mos jetë konform ligjit sepse është duke i mbajtur në punë dhe duke mos i dhënë as pagën.

Gazetari – Ai nuk i paguan as në muajin shkurt, çfarë i ndodh atij?

Inspektorja – Është i detyruar t’u japë paga ai.

Gazetari – Ai përderisa nuk ka bërë zgjidhjen e marrëdhënieve të punës, përderisa s’ka shpallur falimentin është i detyruar t’i përgjigjet …

Inspektorja – Ata janë në punë akoma. Është i detyruar që t’u japi pagën.

Gazetari – Dhe ju masa maksimale është vetëm 300 mijë lekë!

Inspektorja – Gjobë, ne jemi vetëm te gjoba./ Top Channel

simak shoes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj