LIVE UPDATES
Aktualitet

Flet Gledis Nano: Takimet me krerët e FBI&DEA, folëm për dosje konkrete! Grupet që do të godasim së shpejti

Gledis Nano tha se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kanë qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

15 Qershor 2022, 12:09 Nga Aristir Lumezi
Flet Gledis Nano: Takimet me krerët e FBI&DEA, folëm për
Gledis Nano në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zbuloi qëllimin e vizitës së tij në Uashington, ku për herë të parë kreu i Policisë së Shtetit pritet nga drejtori i FBI-së, Cristopher Wray. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Panorama.al”, zoti Nano tha se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kanë qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Sipas tij, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-në, DEA-n, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatuese amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkruan se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”.

“Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Wray, z.Nano takoi gjithashtu Zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetet sociale.

Z. Nano, çfarë rëndësie kishte vizita juaj e fundit në Uashington DC?

GLEDIS NANO: Që prej fillimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, të vështirë, por shumë fisnike, një prej prioriteteve kryerole të punës sime ishte dhe është forcimi i bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, në veçanti me partnerët strategjikë siç janë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë udhëtova në Uashington DC me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe kjo tregon qartë se vizita ishte e një rëndësie të veçantë, që i shërbeu forcimit të bashkëpunimit, rritjes së besimit dhe mbështetjes nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe Policia amerikane.

Takimet me zyrtarët e lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si qëllim rritjen e bash- këpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Në cilat fusha është fokusuar konkretisht bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe institucioneve ligjzbatuese amerikane?

Bashkëpunimi i Policisë shqiptare me agjencitë ligzbatuese amerikane dhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë është kompleks në shumë fusha, duke nisur me fushën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në fushën e trajnimeve dhe asistencës teknike dhe logjistike.

Ju jeni i pari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar që takoni drejtorin e FBI-së në detyrë. Si shkoi takimi me z. Cristopher Wray?

GLEDIS NANO: A konkluduat në diçka konkrete? Takimi me drejtorin e FBIsë ishte një takim shumë i rëndësishëm, çka tregoi besimin e tij te lidershipi i Policisë shqiptare dhe njëherazi mbështetjen e FBI-së për Policinë shqiptare. Më gjatë nuk preferoj të flas për detaje të takimit pasi i përkasin punës policore, që nuk është e nevojshme për ta bërë publike. U bisedua për çështje konkrete, të cilat janë shumë sensitive dhe në fazë hetimi.

FBI a është angazhuar drejtpërdrejt në ndonjë çështje që përfshin shqiptarët dhe Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe sfidave të tjera?

Përderisa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare shoqërohej në këtë vizitë shumë të rëndësishme me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gjatë vizitës disaditore takimet ishin të nivelit të lartë dhe me shumë rëndësi në fushën e sigurisë dhe luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, tregon qartë që agjencitë ligjzbatuese amerikane tashmë janë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare.

A ka dosje konkrete, kriminelë apo organizata kriminale, si dhe çështje konkrete, për të cilën keni kërkuar ndihmën e SHBAsë, FBI-së dhe DEA-s, për ta hetuar apo për ta goditur?

GLEDIS NANO: Siç e theksova, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-në, DEA-n, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatuese amerikane, gjë që tregon qartë që jemi në procese zhvillimi për të goditur grupet e krimit të organizuar që operojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, të kontrabandës, të korrupsionit, të pastrimit të parave, të terrorizmit etj. Them me bindje se kemi kapacitet për t’iu përgjigjur dhe për të punuar krah për krah me Policitë e vendeve perëndimore. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëj me dije asnjë detaj më shumë nga këto takime dhe zhvillime që presim në të ardhmen.

A ka shqetësim konkret për veprimtarinë e kriminelëve shqiptarë në SHBA?

GLEDIS NANO: Në SHBA nuk ka shqetësim konkret për veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në SHBA, por bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe SHBA-së ka për qëllim të luftojë veprimtarinë e organizuar kriminale përtej SHBA-së, në Europë e më gjerë.

Cilin vlerëson Shqipëria dhe SHBA si aktivitetin më shqetësues të krimit shqiptar në botë?

GLEDIS NANO: Duke iu referuar analizave të përbashkëta dhe operacioneve ndërkombëtare, rezulton se veprimtaria më e theksuar e shtetasve shqiptarë jashtë vendit është e përqendruar më shumë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj pronës dhe personit, kontrabandimit të personave.

DEA, a ka shqetësim konkret për grupet shqiptare të krimit të organizuar që merren me trafikun e drogës. Konkretisht?

GLEDIS NANO: Siç jeni në dijeni nga njoftimet e herëpashershme që kemi dhënë për operacionet ndërkombëtare, kryesisht kundër trafikimit të lëndëve narkotike ku DEA ka qenë pjesë ose drejtuese e operacioneve, tregon se trafikimi i lëndëve narkotike është prioritet jo vetëm i agjencive ligjzbatuese amerikane, jo vetëm për Policinë shqiptare, por për të gjithë partnerët tanë që bashkëpunojmë.

A po e asistojnë FBI dhe DEA Policinë shqiptare? Ku dhe si?

GLEDIS NANO: Pa asnjë diskutim që mbështetja dhe asistenca e FBI-së është shumë e rëndësishme dhe prezente. Kjo mbështetje dhe asistencë u konfirmua edhe nga vetë kreu i FBI-së gjatë takimit shumë të rëndësishëm që zhvillova me të, në Uashington DC.
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi në konferencën antikorrupsion se Shqipëria ndodhet në një moment kritik se kush do të zotërojë krimi i organizuar dhe oligarkët apo njerëzit normalë. Si e vlerësoni ju si numri 1 i Policisë shqiptare këtë?

GLEDIS NANO: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave është prioritet kryesor i punës së Policisë së Shtetit dhe kryefjala e bashkëpunimit me partnerët dhe në veçanti me partnerët strategjikë, ndaj parë në këtë kontekst, deklaratën e ambasadores Yuri Kim e vlerësoj si një apel për më shumë rezultate në këtë drejtim.

E fundit, a është diskutuar në SHBA për çështjen e personave “non grata” nga DASH dhe a janë kërkuar prova konkrete për veprimtarinë e tyre apo persona të tjerë që mund të shpallen “non grata” në të ardhmen?

GLEDIS NANO: Më lejo të riktheksoj se kjo vizitë kishte një rëndësi të veçantë dhe për këtë jam shpresëplotë se në vijim Policia e Shtetit do ketë më shumë rezultate, më shumë besueshmëri, më shumë mbështetje nga partnerët, por më shumë përkrahje nga vetë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, për rezultatet që do kemi në vijim.

Dua të garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri, me qëllim që të krijojmë një ambient sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë./Panorama

gledis nano policia e shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj