LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksion në Vlorë/ 1 në pranga dhe 4 në kërkim, mes tyre edhe Inez Hajrulla. Arrestohet shoferi që e shoqëronte

• Një informacion i siguruar nga Policia e Vlorës, ka nisur një aksion ndjekje të disa të shumëkërkuarve që dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal. • Aksioni u zhvillua gjatë mesidtës së të mërkurës rreth orës 18:00 dhe me pas ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. • Kështu që në kuadër të kontrolleve që po zhvillonin për të zbuluar 'shkelësit e ligjit', në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, por drejtuesi i automjetit, i cili rezultoi se ishte Denis Karafili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. • Aksioni përfundoi vetëm Denis Karafili, ndërsa në kërkim u shpall Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj. •Në makinë, Policia gjeti dhe sekuestroi veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera. • Por nuk dihet ende se për ku ishin nisur, edhe pse ka dyshime të forta se kishin marrë përsipër që të kryenin një vrasje, por aksioni vazhdon edhe për kapjen e të shumëkërkuarve të tjerë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksioni i FNSH në Vlorë, por Inez Hajrulla i iku nga duart Policisë/ Si u shpëtoi 2 atentateve, tek njëri trembi gjuajtësin me "pistoletë" lodër një atentati në 2019

Aksion në Vlorë/ 1 në pranga dhe 4 në kërkim, mes tyre
Inez Hajrulla

VLORË- Inez Hajrulla është shpallur në kërkim pasi i shpëtoi një aksioni të Policisë së Shtetit, pasi në mjetin që ai qarkullonte bashkë me 4 persona të tjerë, janë gjetur municione, jelek anti-plumb dhe një radio si e Policisë. Mes të shpallurve në kërkim, është dhe Inez Hajrulla, i cili njihet për të shkaurën e tij kriminale dhe që i shpëtoi një atentati në vitin 2019.

Ai ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Për atentatin e dytë, Hajrulla tregoi në Gjykatë se sapo kishte parë që një person zbriti  nga një automjet që në pamje të parë ju duk si “Land Rover” kishte nxjerrë një armë lodër nga çanta e ka nisur të qëllojë drejt tij. Për këtë arsye, personi në fjalë është trembur e është kthyer mbrapsht.

“…unë sapo pashë këtë person që po vinte drejt lokalit, kam nxjerë nga çanta marsup një pistoletë imituese lodër, dhe kam filluar të qëlloj. Nuk e mbaj mend sa herë kam qëlluar, por di që një gjë të tillë, e kam bërë disa herë me rradhë. Për shkak të të shtënave që bëra, personi që zbriti nga makina dhe kishte armë automatike në dorë, është kthyer sërisht prapa dhe ka hipur në makinë, duke u larguar drejt qytetit…”-ka deklaruar Inez Hajrulla.

Ai shtoi në gjykatë, se armën tip pistoletë lodër, kishte ardhur dhe ja mori nga dora, shoku i tij, Ervis Matodashaj, i cili më pas është larguar me vrap. “…nga vendgjarja jam larguar dhe unë. Por kur mësova se policia më kërkonte dhe kishte nxjerë në kërkim, kam vendosur të dorëzohem, duke shpjeguar situatën që ka ndodhur…”-është shprehur Hajrulla.

Në muajin korrik 2021, gjykata për këtë ngjarje dënoi Xheladin Merkaj me 4 vjet vjet burgim për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Për të dyja këto akuza, me tre vite burgim është dënuar i pandehuri tjetër, Ardjan Ahmeti. Me dy vite burgim është dënuar Dejvison Serjani, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ndërsa një vajzë me emrin Nensi Shaqiri, e marrë e pandehur për këtë ngjarje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, është dënuar me 1 vite e 6 muaj burgim.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Anti-plumb, radio si e Policisë dhe municon luftarak pa limit! Ç'gjeti Policia tek "Toyota" në Vlorë

Aksion në Vlorë/ 1 në pranga dhe 4 në kërkim, mes tyre
Sendet e sekuestruara

VLORË- Policia e Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë për aksion blic me qëllim gjetjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Aksioni u zhvillua gjatë mesditës së të mërkurës rreth orës 18:00 dhe me pas ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Për 30 minuta rreth ores 22:00-22:30 u fikën dritat ku më pas u bë ndërhyrja e policisë në disa banesa. I gjithë aksioni nisi pas një informacioni se disa persona po qarkullonin me municion në makinë. 

Kështu që në kuadër të kontrolleve që po zhvillonin për të zbuluar 'shkelësit e ligjit', në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, por drejtuesi i automjetit, i cili rezultoi se ishte Denis Karafili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas një aksioni për kapjen e tyre, në pranga përfundoi vetëm Denis Karafili, ndërsa në kërkim u shpall Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj. Në makinë, Policia gjeti dhe sekuestroi veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera. Por nuk dihet ende se për ku ishin nisur, edhe pse ka dyshime të forta se kishin marrë përsipër që të kryenin një vrasje.

3 VITE ME PARE

Zbulohen EMRAT- Kush janë "të rrezikshmit" që u kapë nga Policia, në kërkim Inez Hajrulla

Aksion në Vlorë/ 1 në pranga dhe 4 në kërkim, mes tyre
Foto ilustruese

VLORË- Zbulohen emrat se kush janë të shpallurit në kërkim nga aksioni i Policisë në Vlorë. Nga Policia është kapur vetëm drejtuesi i mjetit, i cili nuk iu bind uniformave blu për të ndaluar. Denis Karafili drejtonte makinën ku ishin 5 persona, ndërsa në kërkim janë: Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj.

3 VITE ME PARE

Pjesë e një grupi kriminal/ Finalizohet AKSIONI në Vlorë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Aksion në Vlorë/ 1 në pranga dhe 4 në kërkim, mes tyre
Paratë dhe armët e sekuestruara

TIRANË- Anëtari i një grupi kriminal është arrestuar në Vlorë, ndërsa 4 shokët e tij, që ishin pasagjerë në mjetin që ai drejtonte janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Gjatë operacionit të nisur mbrëmjen e të mërkurës, në pranga është vënë Denis Karafili, 29 vjeç. Ndërkohë që katër të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht Inez Hajrulla, 30 vjeç, Olsi Koçeli, 33 vjeç, Erand Hoxha, 32 vjeç dhe Klaus Islamaj, 31 vjeç. Aksioni ka nisur, pasi policia ka sinjalizuar një automjet tip “Toyota” për të ndalur, por personat që po udhëtonin në të nuk i janë urdhrit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur veshje (uniforma) dhe radio si të policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe municion luftarak, ndaj dhe ka dyshime se të rinjtë janë pjesë e një grupi kriminal.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Policia, kontrolle të shtuara, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë, që u gjetën në banesën dhe në biznesin e 2 prej këtyre shtetasve. Në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të automjetit tip “Toyota”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullonin me këtë automjet. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe me miratim të organit të procedurës u ushtruan kontrolle intensive, në ambiente të ndryshme dhe në banesat e tyre, me qëllim kapjen e këtyre shtetasve dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, nisur dhe nga informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi kriminal dhe mund të fshihnin sende të kundërligjshme në banesat e tyre. Në vijim të veprimeve u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej 5 personave që qarkullonin me automjetin tip “Toyota”, konkretisht shtetasi D. K., 29 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit I. H., 30 vjeç, O. K., 33 vjeç, E. H., 32 vjeç dhe K. I., 31 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. K. dhe në biznesin (servis automjetesh) e shtetasit D. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal në të cilin bënin pjesë këta shtetas. Vijojnë kontrollet intensive nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë dhe Fier, për lokalizimin dhe kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore inez hajrulla denis karafili oisi koceli erand hoxhja klaus islamaj fnsh aksion ne vlore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj