LIVE UPDATES
Aktualitet

Fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028/ Kërkesa për shërbim shëndetësor publik rritet

Të dhënat në projektbuxhetin afatmesëm 2026–2028, që u botua së fundmi në Fletoren Zyrtare, tregojnë se fondet me target vetëm shëndetësinë janë shumë më të ulëta sesa raportohen zyrtarisht, për shkak se brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë edhe ndihma ekonomike.

31 Dhjetor 2025, 08:10 Nga D.S
Fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në
foto ilustruese

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme.

Të dhënat në projektbuxhetin afatmesëm 2026–2028, që u botua së fundmi në Fletoren Zyrtare, tregojnë se fondet me target vetëm shëndetësinë janë shumë më të ulëta sesa raportohen zyrtarisht, për shkak se brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë edhe ndihma ekonomike.

Këtë vit buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 80 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë për funksionet e shëndetësisë dhe 27,3 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike.

Në total buxheti i shëndetësisë këtë vit është sa 3% e PBB-së, nga të cilat 2 për qind janë për shëndetësinë dhe 1% e PBB-së për ndihmën ekonomike. Në vitin 2028 buxheti i total i shëndetësisë është planifikuar 82 miliardë lekë, nga të cilat 29.5 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike, duke zënë 1%, dhe 52 miliardë lekë për shëndetësinë, duke zënë vetëm 1.7% të PBB-së.

Të dhënat tregojnë se fondi i dedikuar shëndetësisë do të vijë në ulje si në vlerë ashtu edhe si për qind e PBB-së. Nga 53 miliardë lekë këtë vit, për vitin 2028 janë planifikuar 52.6 miliardë lekë me rënie 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia po rritet më shpejt sesa financimet për shëndetësinë. Kjo sjell ulje të peshës së sektorit në PBB dhe një presion në sistem, sidomos në një kohë që kërkesat për shërbime shëndetësore publike vijojnë të rriten.

Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor për financimet në shëndetësi. Serbia shpenzon rreth 5% të PBB-së për shëndetësinë publike, Maqedonia e Veriut mbi 4%, ndërsa Bosnja rreth 6%. Edhe vendet me të ardhura të ngjashme si Kosova (rreth 3% e PBB-së) kanë një peshë buxhetore më të lartë se Shqipëria. Kjo diferencë është edhe më e dukshme kundrejt standardit europian, ku buxhetet publike të shëndetësisë variojnë mesatarisht nga 7% deri në 10% të PBB-së (me Italinë rreth 7.2%, Spanjën rreth 7.6% dhe Gjermaninë mbi 9%.

Të dhënat buxhetore tregojnë se teksa ekonomia rritet, qeveria nuk është aftë të shpërndajë atë në më shumë shërbime sociale të tilla si financimi i arsimit, shëndetësisë dhe familjeve të varfra./Monitor.al

shendetesi fondet per shendetesine ulen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj