LIVE UPDATES
Aktualitet

'FORCAT SPECIALE'/ Ku lidhet masakra e Fushë Krujës me atentatin ndaj Ylli Brahimit, Artan Hoxha: Vrasësit kontrollonin trafikun, ishin veshur si policë

E njëjta gjë ka ndodhur edhe natën që iu bë atentat Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe në këtë ngjarje, autorët e veshur me uniforma që lexonin "FORCAT SPECIALE", kontrolluan hyrje-daljet e trafikut për të mos lejuar makinat e tjera të lëviznin dhe për t’u arratisur më lehtë.

11 Tetor 2022, 23:05 Nga k.m.
'FORCAT SPECIALE'/ Ku lidhet masakra e Fushë Krujës me
Brilant Martinaj, Artan Hoxha dhe Klisman Preçi

KURBIN- Vrasja e Klisman Preçit dhe Brilant Martinajn kanë një pikë të përbashkët, ç'ka lë të kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup. Vrasësit e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmri Hoxhës kanë punuar për një muaj për të kryer krimin që tronditi vendin gjatë verës. Kështu pretendon gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Log.”. Teksa një grup po gjuante mbi viktima, disa të tjerë kishin bllokuar rrugën dhe devijonin trafikun. E njëjta gjë ka ndodhur edhe natën që iu bë atentat Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe në këtë ngjarje, autorët e veshur me uniforma që lexonin "FORCAT SPECIALE", kontrolluan hyrje-daljet e trafikut për të mos lejuar makinat e tjera të lëviznin dhe për t’u arratisur më lehtë.

“Ka patur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në Fushë Krujë. Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj,”- tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha ka tha se atentati i Klisman Reçit, u realizua nga 6 persona. Ai tregoi edhe skemën që kanë përdorur autorët, të cilët kanë kontrolluar trafikun të veshur me jelekë policie. Ata kanë qëlluar nga 3 kallashnikov, ndërsa kanë ndërruar edhe karikatorët, duke vepruar të veshur me unifromave e forcave speciale. Por duket se kriminelët në vend janë sofistikuar. Kjo pasi me anë të një pasjisjeje kanë bllokuar valët e kameras së sigurisë në shtëpinë e Brahimit. Kështu që ai as nuk e ka vënë re që dikush po e priste në lagje. 

'FORCAT SPECIALE'/ Ku lidhet masakra e Fushë Krujës me

“Ai djali (Klismani) s’ka asnjë lidhje, ka dalë për të pirë një kafe, ka dalë Ylli Ibrahiami i ka thënë hajde më ço pak në shtëpi se kam pirë në momentin që e ka çuar ka qenë në një vendngjarje. Në një vend të mbyllur kishin qëlluar 3 kallashnikov, kishin ndërruar edhe karikatorët. Viktima është vrarë pasi ka hapur derën e blindit. Mjeti është i një shtetasi të Shkupit. Kur është hapur zjarr kanë qenë dy armë në krah, predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit, për fat të mirë fëmijët e motrës që rrinin aty nuk ishin atë ditë. Shenjat e plumbave ishin akoma aty. Babai më tha se i kishte kërkuar që mos ta parkonte më blindin aty. Sipas informacionit që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, atentati ishte realizuar nga 6 persona. Dy nga ata kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullimin, nuk lejonin makinat të futeshin që të mbanin rrugën hapur, me jelekë. Njëri nga ata, më i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën e makinës hapur. Tre të tjerët ishin të veshur me uniforma të forcave speciale dhe me gjoksore ku mbahen mjetet taktike.

Sigurisht që ka pasur një informacion për lëvizjet e mjetit të Ylli Ibrahimit. Ata kanë qëlluar fillimisht shoferin, që ka qenë ky i pafajshmi që kishte bërë teshat gati për të ikur në Angli. Shtegu që kanë zbritur pranë banesës së Klisman Preçit, nuk e dinin 80% e banorëve. E kishin studiuar mirë vendin vrasësit. Ata persona aty kanë komunikuar me njëri-tjetrin, babai e Klsimanit kishte shkuar për të ndihmuar Ylli Ibrahimin, se dinte që i biri ishte aty. Autorët kishin pasur një pajisje që kishte bllokuar kamerat dhe Yllli Ibrahimi i kishte kamerat në celularin ne vetë por ngaqë kishte pirë se kishte kuptuar,”- tha Hoxha. 

Për të dyja ngjarjet, të cilat janë disa ditë larg njëra-tjetrës, ende nuk ka asnjë të dyshuar para Policisë së Shtetit. Që prej njoftimit të vrasjes natën e krimit, Policia nuk ka dhënë më asnjë detaj se si po shkon hetimi i dy rasteve. A kemi të bëjmë me të njëjtën skuadër qitësash? 

brilant martinaj artan hoxha klisman preçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj