LIVE UPDATES
Aktualitet

Forex 'ngul rrënjë' në Shqipëri, po përdorin numra të huaj masivisht. Policia: Është fitim kolosal

Duke qëndruar në derë të biznesit ku ushtrohej aktiviteti policia numëroi qytetaret që hynë brenda midis orës 14:30 deri në 15:00 që dyshohet se ishin të punësuara për turnin e dytë.

14 Gusht 2022, 11:16 Nga k.m.
Forex 'ngul rrënjë' në Shqipëri, po përdorin
Foto ilustruese

TIRANË- "Ne hymë në katin e parë të një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Dritaret ishin mbuluar me letër adeziv dhe nuk dukej asgjë brenda. Dyshohej se aty ushtrohej veprimtari e jashtëligjshme e brokerimit Forex", - e nis rrëfimin e tij oficeri i krimit ekonomiko-financiar për Gazetasi.al lidhur me aksionin më të fundit në fushën e call centerave.

Ajo që ndodhi më pas ishte prangosja e administratorit, një 26-vjeçar me inicialet L. L. Por të gjitha punonjëset që hynë në zyrë gjatë orëve të shërbimit policor rezultoi se bënë lojë fjalësh me policinë duke mos pranuar që punonin në këtë call center. Ekspertiza provoi të kundërtën. Në sallën ku u numëruan 19 kompjuterë u zbuluan sipas policisë që tregon fashikullin për Gazetën Si një serial numrash të huaj, të dyshuar që janë sjellë për t’u përdorur për këtë aktivitet.

Ky fenomen i përdorimit të numrave të huaj francezë, belgë, italianë dhe gjermanë u konfirmua në këtë aksion prej nga ku paraprakisht i thuhet Gazetës Si se “bisedat me interes për hetimin tregojnë ushtrim të kësaj veprimtarie si dhe shkëmbim të krriptomonedhave”.

Duke qëndruar në derë të biznesit ku ushtrohej aktiviteti policia numëroi qytetaret që hynë brenda midis orës 14:30 deri në 15:00 që dyshohet se ishin të punësuara për turnin e dytë.

Njëra prej tyre deklaron se kishte ardhur për të filluar punë. “Kam ardhur të takoj A. dhe S”. Por kur më pas mbërritën dy shtetaset që përmenden, njëra prej tyre pranon që ka filluar punë në subjekt por ka refuzuar të shpjegojë se çfarë pune bën konkretisht.

“Rreth orës 16:00 u paraqitën edhe shtetaset XH. dhe E., kjo e fundit mbante dhe një mace në dorë. U pyetën pse kanë ardhur në subjekt dhe njëra prej tyre dëshmon që ka ardhur të takojë motrën, mbasi ishte bërë merak sepse motra nuk i përgjigjej në telefon. Ndërsa tjetra se kishte një dhuratë, donte t’i jepte macen një shoqes së saj aty”, – shkruan në procesverbal Policia e Tiranës.

Burimet i thonë Gazetasi.al se janë vërejtur biseda të pafundme në aplikacionet WhatsApp dhe Skype ku shtetasve të huaj të disa shteteve ju kërkohej të investonin në fushën e Forex.

“Shumica e blloqeve dhe bisedave janë të zhvilluara në gjuhën spanjolle, - deklaron burimi i policisë për Gazetasi.al dhe në disa prej këtyre blloqeve shpjegohet edhe mënyra e komunikimit me klientët për t’i joshur për investimin në bursë”, – thuhet më tej.

Por të gjitha vajzat që u gjetën aty bëhet me dije se kanë dhënë dëshmi ku shmangen nga përgjegjësia. Më interesantja ndër to është dëshmia e të resë që mbante një mace në dorë.

“E kisha lënë me shoqen time të pinim kafe në lokal S., mbasi kam këtë kotelen e vogël dhe do t’ia jepja I. Ajo punon pranë lokalit  dhe meqë I. nuk vinte dot në lokal erdha unë tek puna e I. Kur u afrova te zyra bashkë me kotelen, dera ishte hapur. Shoqja ime punon në zyrë arkitekturore dhe ka filluar punë prej dy gushtit”, bëhet me dije se ka deklaruar e reja.

Në njërën nga bisedat e administruara nga policia del në pah edhe ankesa midis shefave që ankohen për vartësit. Sipas burimeve të Gazetasi.al një person me emrin Gerti kërkon llogari në grup: e kanë bërë si kafe, duan edhe rrogat, po prej teje do t’ia jap”. Më pas ky person shkruan: vetëm ti do marrësh rrogë dhe Martina një pjesë.

Policia tregon se fitimet në Forex janë disa milionëshe dhe se kur fusin klientë të mirë në grackë, punonjësit paguhet ne përqindje. Mund të themi se ka lagje në periferi të Tiranës ku janë ndërtuar vila nga ky aktivitet i paligjshëm, – hedh alibinë një burim i sigurt i Gazetës Si, sipas të cilit fitimi është përafërsisht si edhe trafiku i drogës.

“Ke dhe ti gjysmën e bonusit të asaj që bëre dje," - shkruhet në njërën nga këto komunikime që sipas verifikimeve të mëpasshme bëhet me dije se numri i përket një 30-vjeçari që u shpall në kërkim. Mes punonjëseve që është pyetur është edhe një vajzë e re që pranon se ishte në fazë trajnimi dhe se po mësonte spanjisht enkas për këtë aktivitet. Policia i thotë Gazetasi.al  se brokerat janë të ndarë me departamente sipas gjuhëve, përkatësisht sipas vendeve ku edhe kryhen telefonatat nga Shqipëria./GazetaSi

operacioni trade call center

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj