6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo i bandës së drogës mbahet mend për një arratisje nga burgu i Pavias në Itali.
TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është perosni që paraqitetet në foto. Ai do të ekstradohet sot nga Turqia në drejtim të vendit tonë.
Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo i bandës së drogës mbahet mend për një arratisje nga burgu i Pavias në Itali.
Dritan Rexhepi
Dritan Rexhepi është një ndër “kokat” më të fuqishme të trafikimit të drogës në Ekuador. “Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, thuhej se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.
Ai u dënua me 13 vite burg për trafik droge më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes. Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.
Rexhepi është në kërkim edhe në Belgjikë dhe është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Nga ana tjetër, autoritetet italiane e akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero , një tjetër trafikant droge.
Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka transportuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli. Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi.
Sipas Europol, Kompanio Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafundme kokaine”. Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Eall Street Journal. WSJ).
Objektivi i kësaj organizate, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”. Karteli kishte përfituar nga marrëdhënia e tij me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij. Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.
Ramazan Mataj SHKODËR- Autori i vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasaj ka rrëfyer në polici arsyen që ai kreu ekzekutimin me ...
policia VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale. Sipas b...
Arrestimi VLORA- Dy perosna janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Mësohet se një 17-vjeçar&n...
njesia speciale KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur një objekt në Mitrovicën e Veriut ku dyshohet se kanë funksio...
Foto ilustruese TIRANA- Tarifat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe atë të Kukësit janë rishikuar në...
Bordi i ERE TIRANË- Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të caktuar ç...
Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi pritet që ditën e sotme, t&eum...
Pamjet TIRANË- Dy ditë pas sulmit të dhunshëm të regjistruar ndaj 48-vjeçarit, Adriatik Roshi janë publikuar pamj...
Foto nga vendi i ngjarjes KURBIN- 36-vjeçari Rogest Mera, është arrestuar në Kurbin pasi dyshohet se autori i djegies së nj...
pasaporta Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në m...