23 Nëntor 2022, 09:51
Nga A.B
Gledis Nano
TIRANË-Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Tashmë Nano iu është rikthyer studimeve në degën e Kriminologjisë në Universitetit të Tiranës.
Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano do fokusohet tek studimet. Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve:

Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”. Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha çertifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri./Dosja.al
gledis nano
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 09:52
a.l
FOTO ILUSTRUESE
VLORË- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë bërë që lundrimi i anijeve të vogla në Portin ...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 09:41
A.B
Rruga
ELBASAN- Reshjet të pjesshme të shoqëruara me erëra të forta kanë qënë prezente gjatë gjithë k...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 09:29
A.B
Rruga
GJIROKASTËR- Në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër ka patur rëshqitje dheu pranë një pallati...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 09:25
A.B
Rruga
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se reshjet e shiut shoqëruan gjatë natës rajonin verior. Në Qafë T...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 08:42
a.l
TIRANË- Të udhëtosh me linjën e urbanëve në kryeqytet është një stres më vete për qytetarët, ...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 09:06
I.A
KORÇË- Tre persona janë arrestiar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se ata u kapën duke transporuar 13 emi...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 08:48
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet nga mo...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 08:34
A.B
Permbytje
SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në ditët e fundit, ku ka një përmir&...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 08:21
A.B
Permbytje
LEZHË- Situata për shkak të reshjeve në Qarkun e Lezhës mëngjesin e sotëm paraqet me disa problematika. Në...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 08:13
A.B
Elona Kaleshi dhe cifti Pasho
ITALI- Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore për vdekjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta...