LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Pesë javë pas gur themelit, merr formë njëra urë mbi lumin Ibër

Më 4 gusht, aty u panë punëtorë dhe makineri të rënda, përfshirë buldozerë që po vazhdonin punimet. Qeveria në detyrë premton se ndërtimi i urës do të përfundojë deri në muajin shtator. Kjo urë, e dedikuar për automjete, duket se është në fazën përfundimtare të ndërtimit. Këtë e konfirmuan edhe zyrtarët.

4 Gusht 2025, 19:39 Nga r.ll
FOTO/ Pesë javë pas gur themelit, merr formë njëra urë
ura ne sfond

KOSOVË- Pesë javë pas vënies së gur themelit nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe bashkëpunëtorët e tij, njëra nga dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër - i cili ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut, ka marrë formë të dukshme.

Më 4 gusht, aty u panë punëtorë dhe makineri të rënda, përfshirë buldozerë që po vazhdonin punimet. Qeveria në detyrë premton se ndërtimi i urës do të përfundojë deri në muajin shtator. Kjo urë, e dedikuar për automjete, duket se është në fazën përfundimtare të ndërtimit. Këtë e konfirmuan edhe zyrtarët.

“Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit”, bëri të ditur më 3 gusht zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Deri vonë, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, synonte hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Ditën kur u vendos gur themeli, Kurti tha se urat e reja synojnë ta lehtësojnë qarkullimin dhe të nxisin bashkëpunim mes qytetarëve në të dyja anët e lumit.

Ura për këmësorë ende larg ndërtimit

Në të njëjtën ditë, më 1 korrik, gur themeli iu vendos edhe një ure tjetër, e cila parashihet të jetë më e vogël dhe vetëm për këmbësorë. Por, punimet në këtë urë nuk kanë ecur me ritmin e njëjtë, si ato në atë të dedikuar edhe për trafik. Përveç këtyre anësoreve të betonit, aty nuk është ndërtuar asgjë tjetër.Edhe për këtë urë, Qeveria ka premtuar se do të finalizohet në shtator.

Por, zhvillimi i punimeve për projektin e ndërtimit të urave të reja, që kap vlerën e rreth tre milionë eurove, është shoqëruar me reagime të ashpra politike dhe hetime ligjore. Projekti është vënë nën hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të mundshëm të fondeve publike në procesin e lidhjes së kontratës me kompaninë përkatëse.

Më 10 korrik, Prokuroria konfirmoi zyrtarisht se autorizoi Policinë e Kosovës për të hetuar mënyrën e lidhjes së kontratës për këtë projekt, por nuk ka ndarë informacione të tjera. Urat, një për automjete dhe tjetra për këmbësorë, janë pjesë e një projekti të infrastrukturës publike që synon të forcojë lidhjen ndërmjet Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta.

Projekti ka ngjallur reagime edhe në nivel lokal, veçanërisht nga komuniteti serb në Mitrovicën e Veriut. Lista Serbe ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë për “mungesë konsultimi me qytetarët lokalë”. Ky subjekt politik organizoi një peticion, në të cilin u nënshkruan mbi 3.500 qytetarë serbë të komunave veriore të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, më herët i tha REL-it se, megjithëse projekti është i domosdoshëm në aspektin urban, sipas tij, “momentumi nuk ishte i duhur”. Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë mbetet e mbyllur për qarkullim, pavarësisht se ishte rikonstruktuar vite më parë.

Rivitalizimi ka qenë pjesë e marrëveshjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ka pasur për qëllim rivitalizimin e urës si një hap simbolik dhe praktik drejt normalizimit të situatës në Mitrovicë të veriut dhe lëvizjes së lirë. Edhe sot, mbi urë qëndron pandërprerë një automjet me pjesëtarë të karabinierëve italian.

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Mitrovica është përballur me tensione dhe ndasi të thella etnike ndërmjet komunitetit shqiptar në jug dhe atij serb në veri. Shumica e ndërhyrjeve infrastrukturore që prekën zonat ndarëse apo të përziera etnikisht kanë nxitur tensione si në jug ashtu edhe në veri./REL

urat mbi iber


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj