Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
16 Qershor, 08:52
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada ruse ...
Aktualitet
FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, arrestohet i dyshuari, detaje
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.
24 Mars 2025, 08:04Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, ka humbur jetën pas qëllimit me armë zjarri.
Ardit Zymeri
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.
Bleon Dibrani
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.
Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë e gjatë. Pas arrestimit, prokurori ka caktuar një masë ndalimi për të dyshuarin.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja si prova materiale. Momentalisht nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka ndonjë arsye tjetër.