Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTOJA/ Këmishën zbërthyer dhe sytë tek kamera, ky është momenti i arrestimit të Ramazan Rrajës
Në qafë duket se ka një varëse floriri, ndërsa në brez një armë zjarri.
20 Prill 2023, 20:35Nga F.M
Ramazan Rraja
FUSHË KRUJË- Ky është momenti kur Ramazan Rraja është vënë në pranga nga forcat e policisë. Ai shihet teksa mban veshur një këmishë ngjyrë mente të zbërthyer e ndërsa poshtë saj ka një bluzë me gjyrë të bardhë. Në qafë duket se ka një varëse floriri, ndërsa në brez një armë zjarri.
Në sy bie fakti se në momentin që i është shkrepur arma, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja shihet që i mban sytë drejt kameras.
Rraja u arrestua një natë më parë, në Urën e Gjolës në Fushë Krujë teksa hapte iftarin. Bashkë me të është arrestuar edhe Luiz Konomi, i njohur si ‘Çupja’, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.