LIVE UPDATES
Aktualitet

Fundi pa lavdi i flamurit të qeverisë/ Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon Air Albanian

Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liccencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.

10 Dhjetor 2025, 19:27 Nga E.d
Fundi pa lavdi i flamurit të qeverisë/ Autoriteti i Aviacionit Civil
Foto ilustruse

Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liccencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.

Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim.

"Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil," i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi i Air Albanias do të qëndrojë në fuqi pa afat derisa kompani të plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara nga ligji i Aviacionit Civil.

Pezullimi nga AAC do të thotë se tashmë kompania nuk ka të drejtë të kryejë më asnjë fluturim dhe ccdo shitje biletash është potencialisht një mashtrim. Disa ekspertë të tregut të fluturimeve i thanë Kapitalit se plotësimi i detyrimeve nga kompania në kushtet e krizës së thellë financiare në të cilën ndodhet ka shumë pak gjasa të ndodhë dhe me shumë mundësi, pezullimi nga AAC është grushti i fundit që vulos përfundimisht fatin e Air Albanias.

Air Albania nuk ka operuar fluturime që nga 7 dhjetori

E ardhmja e kompanisë flamur të shumëtrumbetuar nga qeveria tani duket gjithnjë e më e pasigurt. Të dhënat e FlightAëare tregojnë se prej datës 7 dhjetor kompania nuk ka operuar asnjë fluturim dhe vazhdon të anullojë në seri rrugë të planifikuara për në Milano dhe Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. E themeluar në vitin 2018 pasi qeveria shqiptare ia revokoi licencën Albanian Airlines, Air Albania ka qenë krenaria imagjinare e Shqipërisë për shtatë vitet e fundit.

E financuar pjesërisht nga Turkish Airlines, fati i Air Albanias duket se u vulos përfundimisht pak javë më parë, kur Turkish njoftoi daljen nga kompania shqiptare dhe shitjen e 49 për qind të aksioneve që zotëronin në këtë kompani.

Ndërsa linja ajrore kombëtare e Turqisë nuk dha shumë detaje mbi arsyet e shitjes së Air Albania, ajo finalizoi një marrëveshje për të shpenzuar 300 milionë euro për një aksion minoritar në linjën ajrore spanjolle me kosto të ulët, Air Europa, e cila është më e njohur gjerësisht.

Male me borxhe dhe faliment i pashpallur

Muajt e fundit Air Albania është përballur me një seri padish në gjykatat ndërkombëtare për mosshlyerje të detyrimeve. Kompania ajrore është paditur të paktën nga dy shoqëri të huaja për mospagesën e qirasë së avionëve, ndërkohë që borxhet e saj vetëm sa shtohen. Shifra reale e borxheve të Air Albania mbetet e panjohur pasi kompania nuk publikon asnjë bilanc financiare. Por mali i detyrimeve vlerësohet në dhjetra milionë euro duke përfshirë borxhet ndaj furnitorëve, Tatimeve, aeroporteve dhe punonjësve.

Por pavarësisht se është praktikisht e falimentuar, Air Albania vazhdon të mos e shpallë falimentin zyrtarisht. Pezullimi i liçencës nga Autoriteti i Aviacionit Civil duket se është goditja finale, që do të hedhë në tokë përfundimisht krenarinë imagjinare të qiellit shqiptar, e cila më shumë se krenari për vendin u themelua për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit. Ky i fundit është akuzuar nga opozita si shkaktari kryesor i falimentimit të Air Albanias për shkak të udhëtimeve me Ismailin personal, që iu vu në dispozicion nga Air Albania./KAPITALI

air albania edi rama udhëtimet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj