Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Janë arrestuar Rexhino Lazaj, 38 vjeç dhe Henri Karaj 25 vjeç, për shkak se bashkëpunonin për të shpërndarë doza kokaine në lagje të ndryshëm të Durrësit.
DURRËS- Në finalizim të operacionit policor antidrogë i koduar “Kompromisi”, janë arrestuar Rexhino Lazaj, 38 vjeç dhe Henri Karaj 25 vjeç, për shkak se bashkëpunonin për të shpërndarë doza kokaine në lagje të ndryshëm të Durrësit.
Karaj siguronte lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa 38-vjeçari e shpërndante.
Njoftimi i policisë:
Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve në fushën e narkotikëve, Policia e Durrësit ka siguruar informacion nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, nga 2 shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit.
Si rezultat i këtyre informacioneve të provuara nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit H. K., 25 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. K. siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, nga shtetasi R. L., në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjithashtu, 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 900 euro dhe 90 000 lekë lekë të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Arif Karemani dhe vajza e tij FIER- Pak ditë më parë, Arif Karemani humbi jetën në vendin e punës, brenda kompanis&...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.N...
Shkëlqim Alhasa TIRANË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur dutën e djeshme në aksin Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur n&eum...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë ka përplasur shpërndarës...
Foto Ilustruese LEZHË- Një vatër zjarri është ndezur pasditen e sotme në fshatin Kalivaç në Lezhë. M&eu...
Kasandër Noga BELGJIKË- Një gjykatë në Belgjikë ka dënuar me 15 vite burg shqiptarin Kasandër Nogën. HLN shkru...
Integrated Energy B.V SPV TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, njoftoi s...
Te dhunuarit FUSHË KRUJË- Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtje ditën e sotme për familjen Kaçi n&eu...
Genc Fuga TIRANË- Qeveria shqiptare ka kaluar një fond prej 2 milion lekësh për kurimin e aktorit Genc Fuga. Partnerja e tij disa ...
Fredi Beleri GREQI- I menjëhershëm ka qenë reagimi i Athinës, pak orë pasi u bë e ditur se dosja hetimore e kryebashkiakut t&...