LIVE UPDATES
Aktualitet

Fushata e urrejtjes ndaj LGBT, Xheni Karaj: Nuk më frikësoni, asnjë valë urrejtjeje nuk e mposhtë dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe lirinë

Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Karaj u shpreh se kjo fushatë ndaj saj, kolegëve dhe komunitetit LGBT nuk është diçka e re, pasi sipas saj kjo ka filluar që në vitin 2009.

14 Nëntor 2025, 10:50 Nga E.d
Fushata e urrejtjes ndaj LGBT, Xheni Karaj: Nuk më frikësoni,
Xheni Karaj

TIRANË- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se fushata e urrejtjes ndaj saj dhe anëtarëve të tjerë të kominitet të cilin ajo përfaqëson, nuk e trembin apo ndalin rrugëtimin e saj. Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Karaj u shpreh se kjo fushatë ndaj saj, kolegëve dhe komunitetit LGBT nuk është diçka e re, pasi sipas saj kjo ka filluar që në vitin 2009.

Periudhë kur Karaj u bë figurë e njohur mediatike dhe tregoi hapur orientimin e saj seksual. Aktivistja tha se kolegët dhe miqtë e saj në këtë komunitet janë frymëzimi, heronjtë dhe forca e saj e vërtetë.  Në fund, Karaj tha se shoqëria mund t'i sulmojë, mund t'i përçajnë, por kurrë nuk mund të ndalojë misionin tyre. 

Shkrimi i Xheni Karajt

Ata që nuk më njohin, mendojnë se mund të më trembin, të më thyejnë apo të më ndalin me baltë e shpifje. Por ata nuk e dinë se unë këtë rrugë e kam nisur shumë herët në moshën 23 vjeçare në rrugët e Tiranës ku më pështynin në fytyrë ndërsa vendosja postera dhe shpërndaja broshura pa organizate, pa donatorë për të drejtat e komunitetit tonë. Pastaj nëpër studio televizive, ku përballesha bashkë me Kristin me pastorë, politikanë dhe figura publike që na sulmonin vetëm sepse guxonim të flisnim. Kemi kaluar net e ditë të tëra me mesazhe kërcënuese, me urrejtje e fjalë që synonin të na frikësonin, por nuk ia dolën. Kjo fushatë e re ndaj meje, ndaj kolegëve të mi dhe ndaj komunitetit tonë nuk është diçka e re. Por ajo që ka ndryshuar është se ne nuk jemi më ata të rinjtë e frikësuar që nisën aktivizmin në 2009. Tani jemi më të fortë, më të bashkuar, dhe nuk jemi më vetëm. Ne kemi ndërtuar një identitet kolektiv, një lidhje që nuk buron nga ngjashmëria, por nga përpjekja e përbashkët për të qëndruar, për të dashur dhe për të jetuar në një botë që shpesh na mohon. Siç thotë Sara Ahmed, “ne bëhemi një trup i përbashkët përmes plagëve që ndajmë dhe përmes dashurisë që na mban bashkë.” Ky është kuptimi i vërtetë i komunitetit tonë një forcë që nuk mund të manipulohet, as të përçahet, sepse është ndërtuar mbi kujdes, solidaritet dhe qëndresë.

Unë mund të jem një ndër zërat më të dukshëm, por pas meje janë kolegët dhe miqtë e mi ata që punojnë me zemër, që e bëjnë natën ditë, që janë frymëzimi, heronjtë dhe forca ime e vërtetë. Ata që nuk kërkojnë dritat e kamerave, por që janë çdo ditë në terren, në mbështetje të njerëzve tanë. Çdo arritje, çdo hap përpara është fryt i përbashkët i punës sonë, i dashurisë sonë për komunitetin. Ata që më njohin e dinë se për mua aktivizmi ka qenë gjithmonë një thirrje e brendshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që i konsideroj familjen time. Kam shoqëruar këdo që ka pasur nevojë natën në spitale dhe i kam ndejtur te koka, kam shoqëruar në komisariate persona që ishin viktima të dhunës në cdo orë të ditës e natës, kam vrapuar mes huliganëve serb për të mbrojtur shokët e mi pa menduar për rrezikun. Kam ngarë me 150 km në orë makinën për të nxjerrë njerëz nga situata të rrezikshme, e për t’i çuar në siguri. Këto nuk kanë qenë kurrë pjesë e ndonjë projekti apo protokolli por shprehje e dashurisë dhe e përgjegjësisë për komunitetin tim.

Aktivizmi për mua është të veprosh kur të tjerët hezitojnë, të hidhesh në zjarr për komunitetin tënd pa llogaritur koston. Është të mbash frymën e lirisë gjallë edhe kur ajo të kushton shëndetin, qetësinë apo gjumin. Në paradat e para, pija dy xanax për të përballuar ankthin dhe sërish kam hipur në biçikletë, me megafonin në dorën që më dridhej, duke brohoritur për barazi dhe dashuri për të gjithë. Dhe sot, dua t’u drejtohem edhe atyre personave nga komuniteti ynë që po instrumentalizohen dhe po bëhen pjesë e kësaj fushate baltosjeje e manipulimesh të pavërteta. Edhe për ju, do hidhesha në zjarr sic jam hedhur kur kishit nevjë dhe do të kisha bërë të njëjtën gjë që kam bërë në 2015 dhe në çdo vit që pasoi me të njëjtën dashuri dhe përkushtim, sepse asnjë anëtarë i familje nuk hidhet poshtë dhe kur gabon. Sot, unë, kolegët e mi dhe komuniteti jonë nuk kemi më frikë. Ne e dimë kush jemi, nga vijmë dhe pse luftojmë. Mund të na sulmojnë, të përpiqen të na përçajnë, por nuk do të munden të na ndalin. Sepse për sa kohë që ekziston dikush që guxon të ngrejë zërin për drejtësi, asnjë valë urrejtjeje nuk do të mposhtë dot dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe për lirinë./Dosja.al

xheni karaj lgbt 2009

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj