LIVE UPDATES
Aktualitet

Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat, arkitektët e huaj i shohin si pastrim parash në mënyrë estetikisht të këndshme

Në artikull thuhet se ndërsa kryeministri Rama shprehet se "e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë", të tjerë i shohin fantazitë e tij për kullat si pastrim parash estetikisht të këndshme. 

25 Qershor 2025, 18:35 Nga r.ll
Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat, arkitektët e
pamje nga tirana

TIRANË- Festivali i parë i arkitekturës u zhvillua pak muaj më parë në Tiranë. Festivali i quajtur "Bukë e zemër", bëri bashkë 150 arkitektë ndërkombëtarë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gazeta gjermane "Die Zeit", ka shkruar lidhur me këtë festival dhe thotë se arkitektët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, kanë shprehur shqetësime se nga kush do të blihen gjithë këto kulla dhe se mos po përdoren për pastrim parash. Në artikull thuhet se ndërsa kryeministri Rama shprehet se "e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë", të tjerë i shohin fantazitë e tij për kullat si pastrim parash estetikisht të këndshme. 

“Atmosfera gjatë vijimit të festivalit "Bread-and-Heart" luhatet mes entuziazmit dhe shqetësimeve. Ndër të paqartat është, për shembull, se kush do të jetojë në të gjitha ato ndërtesa në fund të fundit, dhe si qëndron çështja e dyshimeve se mos kemi të bëjmë më shumë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Shpresa, sidoqoftë, është që paratë e investuara do ta ngrenë nivelin e jetesës në qytet, në një formë apo një tjetër,” thuhet në artikullin e gazetës.

Më tej përmendet se Shqipëria po humbet vazhdimisht popullsinë për shkak të emigrimit, ndërsa në Tiranë po shtohet numri i banorëve. Në këtë festival u tha se një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë.

Artikulli thekson se mbi 10% taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit, vlerë kjo më e madhe më se në vende të tjera evropiane. Ndërsa thuhet se këto para shkojnë në arkën e shtetit ngihen pyetjet: A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave?

“Ata thonë se duan të ndërtojnë një qytet që bazohet te kurimi (përzgjedhja e kujdesshme), e jo te rregullimi; duan të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi humbet vazhdimisht popullsi për shkak të emigrimit, ndërsa kryeqyteti fiton banorë. Deri në dhjetë milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit – një diasporë e madhe. Një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë. Edhe kjo shpresë diskutohet në skaj të festivalit. Në Shqipëri, mbi dhjetë për qind taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit – ndjeshëm më shumë se në vende të tjera evropiane. Këto para shkojnë në arkën e shtetit. A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave? Opozita rreth ish-kryeministrit Sali Berisha e konsideron këtë të fundit si fakt të kryer, sidomos pas arrestimit në shkurt të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe një të besuari të Edi Ramës, nën dyshimin për korrupsion,” thuhet në artikull.

Gazeta gjermane shkruan se në Tiranë ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, dhe nga ana tjetër, arkitektë perëndimore debatojnë se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën. 

“Dhe kështu, në Tiranë dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë – veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar – ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa nga ana tjetër, arkitektë të famshëm nga bota perëndimore debatojnë në një nivel të lartë estetik se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën, drejt shekullit 21. Edi Rama, sidoqoftë, ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, të cilën e ndjek me vetëbesim. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen. Ndërkohë, do të ndërtohet shumë – shpejtësia është një premtim në Shqipëri. Godinat do të mbeten; mbetet për t’u parë se çfarë do të mbetet nga gjithë premtimet e tjera”, nënvizon media gjermane.

festivali buke dhe zemer die zeit

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci