LIVE UPDATES
Aktualitet

Gazetari denoncon me zë e figurë dhunën verbale që i bënë punonjësit në Kalanë e Bashtovës për një foto, thirrje Ministrisë së Kulturës dhe BE-së (VIDEO)

Gazetari sqaron se në atë vend jo vetëm që nuk kishte asnjë profesionist të fushës për të ndjekur punimet, që është detyrim ligjor, por individët e “fortë” aty silleshin me trashëgiminë kulturore, sikur të ishte objekti i tyre.

3 Qershor 2023, 20:33 Nga m.s
Gazetari denoncon me zë e figurë dhunën verbale që i
Aulon Kalaja

RROGOZHINË- Gazetari Aulon Kalaja denoncon disa persona të cilët paguhen për mbikëqyrjen e Kalasë së Bashtovës, një pasuri kjo kombëtare, ku pas vizitës nuk e kanë lejuar që të fotografojë. Ai që në krye të herës trumbeton me të madhe se firma që ka marë tenderin, nuk mund të sillet me të si pronë private.

Kalaja sqaron se këtë denoncim duhet ta marrë për bazë Ministria e Kulturës, institucionet e BE-së që kanë investuar për ta restauruar këtë kala dhe pushteti lokal. Ai paralajmëron se nëse nuk ka një reagim, atëherë do i drejtohet instancave të tjera.

Gazetari, teksa ka shpërndarë edhe një video për çfarë ka ndodhur, sqaron se në atë vend jo vetëm që nuk kishte asnjë profesionist të fushës për të ndjekur punimet, që është detyrim ligjor, por individët e “fortë” aty silleshin me trashëgiminë kulturore, sikur të ishte objekti i tyre. Ai thotë me shqetësim se punonjësit hidhnin llaç e gurë pa kriter, dhe pa asistencë profesionale të monumenteve të kulturës.

Denoncimi nga gazetari Aulon Kalaja

Në kalanë e Bashtovës nuk të lejojnë as të bësh foto, pasi persona të papërgjegjshëm ushtrojnë shtyrje dhe dhunë verbale. Vajtja ime sot atje, ishte pa ndonjë qëllim të caktuar. Dëshira për të bërë disa foto në brendësi të mureve të kalasë, u kthye në mënyrë të papranueshme në një absurd, nga individë të caktuar, të cilët nuk i kisha takuar kurrë më parë. Kalaja e Bashtovës është pasuri kombëtare, publike, e trashëguar ndër breza dhe firma që ka marë tenderin (të cilën nuk e njoh), nuk mund të sillet me të si pronë private. Këtë denoncim, duhet t’a shohë Ministria e Kulturës, institucionet e Bashkimit Europian që kanë hedhur paratë për t’a restauruar këtë kala dhe pushteti lokal. Nëse ata nuk reagojnë nga denoncimi publik, do i drejtohem instancave të tjera.

Jo vetëm që nuk kishte asnjë profesionist të fushës për të ndjekur punimet, që është detyrim ligjor, por individët e “fortë” aty, silleshin me trashëgiminë kulturore, sikur të ishte objekti i tyre. Hidhnin llaç e gurë pa kriter dhe pa asistencë profesionale të monumenteve të kulturës. Por kjo nuk ishte çështja ime, thjesh u bë aty për aty, krejt rastësisht, pasi nuk kisha as sinjalizime dhe natyrisht më duhet t’a ndjek.

Ndërkohë që unë u prezantova si gazetar, ata nuk u prezantuan fare. Me sa duket ata aluduan se kisha shkuar për të kontrolluar punimet dhe i shtuan dozat e agresivitetit dhe asgjë nuk ishte më normale. Por unë kisha shkuar si vizitor në kala, jo si gazetar. E bëj shpesh në fundjavë. Madje, po sot, vizitova dhe kalanë e Elbasanit, Peqinit, të Petrelës nuk e pashë dot, pasi shkova rreth orës 8 mëngjesit dhe portën e hekurt të kalasë e gjeta mbyllur. Ndërsa një banor i zonës, më tha se kalaja hapej ne 10:00. Gjithësesi, askund në kalatë e sipërpermendura nuk hasa asnjë problem, madje bëra foto sa desha.

Kalatë i dua, jo vetëm se e kam mbiemrin e tillë, por se aty gjej frymëzim. E çuditshme që pasuritë e trashigimisë kulturore të lihen në dorë të individëve që do të shihni në video. Askund nuk do të ndodhte kjo në Europë.

Imagjinoni kur kjo i ndodh një gazetari, çfarë mund t’i ndodhë një qytetari pa një status të tillë. Në mars vizitova Venecian. Katedralja e “San Markos” ishte në restaurim, por askush nuk më ndaloi të bëja foto, jo vetëm mua, por mijëra turistëve me aparatë dhe telefona.

Së shpejti, do shkoj sërish në kalanë e Bashtovës, për të parë nëse ka ndryshuar diçka nga papërgjegjshmëria që gjeta sot dhe sigurisht për të shijuar një ndër bukuritë e atdheut tim.

(Regjistrimi i videos ka filluar pas momentit kur individi me kapele, më prek me duar dhe më shtyn, pasi nuk e kisha menduar këtë veprim jo-propocional.)

kalaja e bashtoves aulon kalaja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj