6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Si rezultat janë sekuestruar 3 ekskavatorë dhe në pranga ka rënë administratori, ndërsa nën hetim është vënë drejtuesi i mjetit të rëndë që u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
KURBIN- Policia ka arrestuar 1 person, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim dy të tjerë pasi ka evidentuar dy raste të gërryerjes me mjete të rënda, të shtratit të lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.
Si rezultat janë sekuestruar 3 ekskavatorë dhe në pranga ka rënë administratori, ndërsa nën hetim është vënë drejtuesi i mjetit të rëndë që u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjithashtu, në kërkim janë shpallur dy pronarët të një subjekti, për marrje dhe përpunim inertesh të nxjerrja nga shtrati i lumit, në mënyrë të kundërligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin / Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.
Evidentohen dhe goditen dy raste të gërryerjes me mjete të rënda, të shtratit të lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.
Sekuestrohen 3 eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Arrestohet një administrator dhe procedohet penalisht drejtuesi i mjetit të rëndë që u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Vijon puna edhe për kapjen e dy shtetasve të tjerë (pronarë) të një subjekti, për marrje dhe përpunim inertesh të nxjerrja nga shtrati i lumit, në mënyrë të kundërligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim edhe me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe bazuar në informacione policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në lumin e shtratit Mat, në Milot, kanë ushtruar kontroll duke konstatuar dhe goditur dy raste të tjera të gërryerjes së kundërligjshme të shtratit të lumit Mat.
Konkretisht, në shtratin e lumit Mat, në Milot, u konstatua një eskavator duke punuar me qëllim nxjerrjen e inerteve si dhe një eskavator tjetër në afërsi të tij, i fikur. Nga veprimet hetimore rezultoi se këto dy mjete ishin në pronësi të një subjekti me administrator shtetasin P. M. 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë, pasi nuk dispononte leje dhe dokumentacion përkatës për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Lidhur me këtë rast, u procedua penalisht në gjëndje të lirë edhe shtetasi A. P. 50 vjeç, banues në Lezhë, i cili në momentin e konstatimit të rastit ishte drejtues i eskavatorit që u kap duke punuar.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve në shtratin e lumit Mat, është gjetur edhe një eskavator tjetër i cili dyshohej që do përdorej për nxjerrjen e kundërligjshne të inerteve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky mjet i përkiste subjektit në pronësi të shtetasve A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banuesë në Lezhë. Këta shtetas, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore pas konstatimit të rastit, nuk janë gjetur as në subjekt si dhe as në banesat e tyre, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i 3 eskavatorëve, të cilët kaluan në rezervat e shtetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.
Ura e Matit KURBIN-Ura e Matit, një nga 7 monumentet e shpallura nga Europa Nostra për ndërhyrje emergjente vijon të jetë në...
foto ilustruese TIRANË- Rastet e dhunës në shkolla janë bërë alarmante. Një tjetër denoncim për dhunë &eu...
Ismail Kadare ITALI-Shkrimtari Ismail Kadare rikthehet në libraritë italiane me një roman të shkruar rreth 40 vjet më parë. ...
majlinda dehima TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlind...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie nënën nga Pogradeci, e cila lindi dhe braktisi foshnjën ...
foto e municionit te sekuestruar KAKAVIJË- Një 54-vjeçar është vënë në prangat e Policisë Kufitare Kakavije,...
foto ilustruese ELBASAN- Një elektricist i OSSHEE ka mbetur i vdekur gjatë rregullimit të një defekti ditën e djeshme në...
foto ilustruese EKUADOR- Dy vjet pasi një gjykatës në Ekuador i dha Dritan Rexhepit lirimin e parakohshëm dhe më shumë se nj&...
foto ilustruese KAVAJË- Policia e Kavajës ka arrestuar katër persona pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike n&eum...
foto e droges e paketuar ITALI-Një grup kriminal i përbërë nga italianë dhe shqiptarë që drejtonin një rrjet të...