LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të pasurve

Pavarësisht planeve dhe rregulloreve të miratuara, ndërtimet në kryeqytet nuk kanë të ndalur. Gjatë pesë viteve të fundit sipërfaqja e banesave të ndërtuara për cdo banor të ri llogaritet rreth 145 metër katror.

3 Qershor 2024, 12:28 Nga Jona Plumbi dhe Atdhe Mulla
Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të
tirane

TIRANË- Një qytetari normalisht i duhen 25 metra katror banesë, por sot në Tiranë po ndërtohet rreth 145 metra katror për çdo banor të ri, ose 6 herë më shumë. Në anën tjetër, një banori i duhen 2.3 metra gjelbërim. Ky parametër “respektohet” nga ndërtuesit, vetëm se për ta aksesuar qytetarët supozohet të shkojnë në Dajt.

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

Pavarësisht planeve dhe rregulloreve të miratuara, ndërtimet në kryeqytet nuk kanë të ndalur. Gjatë pesë viteve të fundit sipërfaqja e banesave të ndërtuara për cdo banor të ri llogaritet rreth 145 metër katror. Në anën tjetër, sipërfaqja e gjelbërt për banor, që duhet të jetë 2.3 metër katror, sipas ekspertëve në Tiranë llogaritet të jetë vetëm 0.2 – 0.3 metër katror.

Më “fatkeqët” duket se janë ata kryeqytetas që një ditë zbulojnë se përpara pallatit të tyre do të ndërtohet një tjeter objekt që i zë dritën, i ngushton trotuarin apo i zhduk lulishten poshtë pallatit të tyre.

“Fëmijët po i rrisim brenda, pa dritë, pa ajër dhe pa hapësira ku mund të luajnë me njëri -tjetrin.”

Bora tregon se për të dhe fëmijët e saj nuk ka më qetësi as brenda katër mureve të shtëpisë. Prej një muaji dritaret e shtëpisë në katin e 9-të të pallatit ku jeton pranë zonës së Myslym Shyrit janë të mbyllura. Me ndërtimin e pallatit të ri, këto dritare do të vijojnë të jenë të mbyllura, tregon Bora e dorëzuar përpara faktit se pak hapa larg tyre po “mbin” një tjetër pallat.

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket tëGjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

“Tani jo vetëm nuk do ketë më qarkullim ajri, por edhe orët me dritë do të reduktohen në minimum. Përveç kësaj, shpresa që ndonjë nga hapësirat e mbetura të lagjes të kthehet në lulishte ku të nxjerrim femijet ështe zhdukur me kohë.”

Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani shpjegon se Tirana po zhvillohet në ritmet e një qyteti industrial.

“Për 30 vite ne jemi shkëputur nga urbanistika klasike e nevojës urbane dhe kemi shkuar drejt urbanistikës së grupeve të interesit. Në vende të ndryshme perëndimore, nevoja e lagjes dhe interesi i zhvillimoreve janë në ekuilibër peshoreje. Tek ne kanë prioritet grupet e interesit.” – argumenton Kacani.

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

Imeldi Sokoli, planifikues urban na shpjegon se normalisht në qendra urbane një banori i duhet mesatarisht 25 metër katror banesë, si dhe 25 metra katrorë hapsirë për aktivitetet e përditshme si zonat e gjelbra, hapsira për parkim, hapsira sportive etj…

Por sipas një përllogaritje të bërë nga Faktoje, shifrat e INSTAT tregojnë se në 5 vitet e fundit mesatarja e ndërtimeve për banesa të reja llogaritet rreth 145 metra katror për çdo banor të ri. Pra sot në Tiranë një banor i ri ka 6 herë më shumë siperfaqe ndërtimi sesa i duhet.

Një tjetër koefiçent që duhet zbatuar është ai për hapsirën e gjelbër, që është 2.3 metër katror për banor. Por sot Tirana sipas arkitetit Artan Kacani llogarit 0.2 – 0.3 metër katror hapsirë të gjelbër

“Ajo që bëjnë” – tregon urbanisti Imeldi Sokoli – “është që llogarisin Dajtin, që është park kombëtar, si pjesë e gjelbër e Tiranës. Ndërkohë që këto hapsira duhet ti shërbejnë në mënyrë imediate dhe të ngushtë banorëve.”

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

“Hilet dhe Hijet“ e ndërtuesve...

Planifikimi urban ka disa parametra që duhen ruajtur.

I pari është komponenti i intensitetit që tregon sasinë e metrave katrorë që të duhen për të ndërtuar në një parcelë të caktuar. Kjo është e shprehur në kate. I dyti është koefiçenti i shfrytëzimit të territorit, që lidhet me sa mund të ndërtohet në katin e parë, i cili përcaktohet në rregulloren e planit të përgjithshëm vendor të Tiranës.

Leja e zhvillimit të territorit, sipas rregullores së Bashkisë së kryeqytetit parashikon edhe distancat mes ndërtesave, si dhe distancën e objektit nga rruga.

Ndër të tjera kjo rregullore pëcakton se “distancat duhet të mos cënojnë lirinë e përdorimit të pronës, të krijojnë hapësira publike dhe funksionale të nevojshme për shërbimet ndaj komunitetit…”

Imeld Sokoli, planifikues Urban sqaron për Faktoje se Bashkia e Tiranës e ka Planin e Zhvillimit por problemi qëndron tek zbatimi. “Ne nuk e zbatojmë planin. Një parametër ose tjetri përherë shmanget, sic është edhe rasti i sasisë së shfrytëzimit të territorit.” – tregon ai.

“Ky koefiçent në Tiranë mund të lejohet të shkojë deri në 70%, por ne shpesh e shohim të zbatuar edhe 100% apo 110%. Kjo ndodh kur katin e parë e bën më të vogël dhe në katin e dytë e shton volumin.” – përfundon Sokoli.

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani sqaron se mbivendosja urbanistike reflektohet tek planet rregulluese.

“Jo më kot në 30 vite Tirana ka hartuar 6-7 plane rregulluese, sepse tejkalohen koeficentët e ndërtimit në zona të ndryshme dhe aty lind nevoja për të riformatuar edhe njëherë planin zhvillimor me kode të reja urbane.”

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

Lulishtja e ”fundit”

Në lagjen e Kombinatit në Tiranë, po zhvillohet beteja më e fundit mes banorëve të revoltuar për zhdukjen e lulishteve publike dhe Bashkisë e cila ka dhënë një leje ndërtimi në mes të saj.

Mateo Kapo ka lidhur dhe është rritur në këtë lagje dhe na tregon sesi hapsirat publike dhe lulishtet janë zhdukur një nga një. Kjo është lulishtja e fundit ku të moshuarit pushojnë dhe fëmijët luajnë.

“E mbaj mend si sot kur ka ardhur Edi Rama, atëherë kryetar bashkie dhe na tha ‘parkun ta gëzoni!’ Sot kta po i falen zotit 100 herë e thonë shyqyr që ra ai tërmeti që u bë sebep të shemben disa pallate.”

Gjelbërimi dhe ajri i pastër, luksi që i përket të

Mateo na tregon se pranë lulishtes bashkia prishi një pallat me justifikimin se dëmtimi nga tërmeti i 2019-ës e bënte më të kushtueshëm riparimin e tij sesa ndërtimin nga e para.

“Kur banorët kërkuan të rindërtohet pallati në të njëjtin vend bashkia u tha se kjo ishte e pamundur pasi toka është gjeologjikisht e papërshtatshme për ndërtim. Ndërsa sot kësaj lulishteje i kanë dalë pronarët dhe është dhënë leje për ndërtim.”

E ndërsa banorët e kombinatit vijojnë betejën e tyre, të tjerë qytetarë në Tiranë janë gjendur përpara faktit të kryer, ku lagjet i janë shndërruar në hapsira të saturuara me godina për banesa apo zyra ndërtuar pa kriter dhe pa marrë parasysh nevojat e komunitetit për trotuare, lulishte, apo shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Marrë nga Faktoje.al

gjelberimi ne tirane ajri i paster ndertimet ne tirane


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj