Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumica e këtyre bimëve narkotike, janë gjetur në fshatin Temal në Vaun e Dejës.
SHKODËR- Mijëra bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit policor "Koordinata". Konkretish 5999 bimët e kanabisit u zbuluan si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore. Shumica e këtyre bimëve narkotike, janë gjetur në fshatin Temal në Vaun e Dejës.
Lidhur me rastin janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim një person i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar 32-vjeçarit, në datën 12.06.2025, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Shkodër/ Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.
Gjithashtu, shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.
Rastet konkrete:
- Njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.
- Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Për këto raste nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre;
-G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;
-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë.
Vijon puna kapjen e shtetasit D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.
foto ilustruese VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Si paso...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin lidhur me vras...
foto ilustruese FIER- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës, është a...
anuela ristani, edon kuqi TIRANË- Ditën e hënë do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiaken ...
Foto TIRANË- Nxënësit e klasës së 9-të do të testohen ditën e sotme në gjuhën shqipe. Ky është ...
foto ilustruese TIRANË- Një 43-vjeçar malazez është arrestuar në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim nd&eum...
foto ilustruese TIRANË- Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai...
Foto TIRANË- Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahas...
Foto TIRANË- Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matur...
Foto TIRANË- Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalime...