28 Qershor 2022, 10:04
Nga A.B
Kanabis
VLORË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi kishin kultivuar në parcela lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje). Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A.
NJOFTIMI I POLICISË:
Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”. Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes. -D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje). Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
parcela me kanabis himare
Aktualitet
28 Qershor 2022, 09:51
A.B
Policia italiane
ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari, i cilli ishte i pastrehë ës...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 09:56
k.m.
Robert Hysenllari dhe Klajdi Nikolla
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një audit në institucionin e Emergjencave Civile, e n...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 09:39
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Reduktimi i Gjykatave të Apelit nga 6 në 1 nuk shihet zgjidhje për avokatin Maks Haxhia. I ftuar mbrëmjen e dj...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 09:27
j.c
Foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për d...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 09:24
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Operacioni '50 dollars' ka vënë në pranga organizatorin e rrjetit të falsifikimit të kartmonedha...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 09:11
A.B
Ilace
DURRËS- Pronari i një Exchange është arrestuar nga policia. Personi me inicialet A. M. u vu në pranga pasi, gjatë kontr...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 08:46
A.B
GJKKO
TIRANË- Është shtyrë më 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj iranianit, Bijan Poolagrad. Ish-banori i...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 08:26
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Avokati Maks Haxhia paralajmëroi kreun e grupit të punës që ka haruar hartën gjyqësore, Maksim Qokun...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 07:52
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore ne portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 07:32
Ksamil
SARANDË- Turisti polak është gjetur shëndoshë e mirë nga policia e shtetit. Gjetja e turistit me inicialet Z.K, u b&eu...