LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjermania me ligj të ri për emigrimin, DW: Për punëtorët nga Shqipëria rregullorja ndryshon në qershor

Kushdo që vjen në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga një vend jashtë BE-së mund të sjellë bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij.

16 Janar 2024, 08:57 Nga r.ll
Gjermania me ligj të ri për emigrimin, DW: Për
foto ilustruese

GJERMANI  Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrimin e punëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë Karta e Mundësive (Chancenkarte), e cila bazohet në një sistem ardhje në Gjermani varësisht nga pikët.

Kjo pjesë e ligjit futet në fuqi në qershor, dhe parashikon një leje qëndrimi njëvjeçare me mundësi zgjatjeje. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e kartës mund të kërkojnë një punë. Kushtet për marrjen e tij janë: niveli akademik, diplomat, njohja e gjuhës gjermane ose angleze, përvojë pune dhe lidhje personale me Gjermaninë.

Nga tetori është futur në fuqi pjesa e ligjit për Kartën Blu, sipas së cilës punëtorët e huaj të kualifikuar do të duhet të kenë një pagë bruto minimale prej rreth 43,800 euro në vit (deri tani 58,400 euro) për të marrë ate.

Azilkërkuesit që kanë hyrë në vend para datës 29 mars 2023 dhe kanë kualifikime dhe një ofertë pune - do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi si punëtor i kualifikuar, nëse tërheqin kërkesën e tyre për azil. Deri më tani ata fillimisht duhej të largoheshin nga vendi dhe më pas të aplikonin për vizë pune nga jashtë.

Kushdo që vjen në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga një vend jashtë BE-së mund të sjellë bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij. Megjithatë, parakusht është që të sigurohet ekzistenca e familjes. Prindërit nuk mund të aplikojnë për ndihmë sociale.

Karta Blu dhe Rregullorja për Ballkanin Perëndimor

Rregullorja ekzistuese për punëtorët e kualifikuar me arsim të lartë, siç është Karta blu e BE-së është lehtësuar për marrjen. Lista sipas së cilës mund të merret Karta blu është zgjeruar. Ndërsa më parë ishin në këtë listë pak a shumë vetëm profesionet nga matematika, shkenca kompjuterike, profesionet e inxhinierisë dhe mjekësia, tani ajo vlen edhe për farmacistët, edukatorët, kujdestarët dhe shumë profesione të tjera.

Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe kandidatët nga vendet jashtë BE-së hyjnë në një të ashtuquajtur kontrata për njohjen e kualifikimeve, punëtorët e huaj do të mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani nga marsi i vitit 2024, ndërkohë që procesi i njohjes së kualifikimeve vazhdon. Pra mund të vijnë pa njohjen e diplomave, ndërsa këtë duhet ta bëjnë pas ardhjes.

Nëse duan të sjellin bashkëshortët ose fëmijët e mitur, punëtorët e kualifikuar duhet të dëshmojnë se mund t'i mbështesin vetë, por nuk duhet të dëshmojnë më se kanë hapësirë të caktuar për strehim.

Ndërsa Rregullorja për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, për punësimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndryshojë në qershor. Ajo nuk do të ketë më afat të caktuar vlefshmërie. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50.000 punëtorë.

Më shumë dëbime

Në të ardhmen, dëbimet nuk do të njoftohen më paraprakisht dhe kohëzgjatja maksimale e ndalimit për personat që dëbohen do të zgjatet nga dhjetë në 28 ditë. Policisë do t'i jepen kompetenca më të gjera kur të kontrollojë shtëpitë erefugjatëve.

Parashikohen dënime më të rrepta për kontrabandistët, mundësia e kontrollit të telefonit të azilkërkuesit dhe mundësia e dëbimit të të dyshuarve për anëtarësim në një organizatë kriminale edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë krim. Ligji për këto rregulla pritet të votothet në janar ndëra në fuqi mund të hyjë në fund të prillit 2024.

Largimi i migrantëve

Gjeorgjia, Moldavia, Kenia, Kolumbia, Uzbekistani dhe Kirgistani - këto janë gjashtë vendet me të cilat po negociohet marrëveshja për kthimin e emigrantëve. Kontrata e parë me Gjeorgjinë u nënshkrua në mes të dhjetorit. Përveç kësaj, më shumë vende duhet të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, siç u bë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë në nëntor. Më pas është më e lehtë të kthehen personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Qeveria gjithashtu dëshiron të riaktivizojë marrëveshjen BE-Turqi për ripranimin e refugjatëve. Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Vendime më të shpejta për azilin

Procedurat e aplikimit për azil në gjykatat administrative në Gjermani zgjasin mesatarisht 26.6 muaj. Në të ardhmen, kjo duhet të përshpejtohet ndjeshëm. Procedurat për shtetasit e vendeve me një normë njohjeje më të vogël se pesë për qind duhet të përfundojnë brenda tre muajsh. Në të gjitha rastet e tjera - maksimumi duhet të jetë gjashtë muaj.

Përfitime më të vogla sociale

Deri më tani, azilkërkuesit kishin të drejtën e një kompensimi të veçantë për refugjatët, dhe pas 18 muajsh të drejtën e ndihmës sociale, që është një shumë më e lartë. Në të ardhmen edhe këto rregulla do të ndryshojnë dhe afatet do të shkurtohen. Përveç kësaj, në vend të pagesës së mëparshme të kompensimit në të holla, do të futen të ashtuquajturat "Socialcard” – kartë pagese me të cilën azilkërkuesit mund të blejnë vetëm ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore. Qëllimi i kësaj mase është të kufizojë mundësinë e dërgimit të parave tek të afërmit në vendlindje./DW

emigrimi ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj