LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjirokastër, sfidat e të rinjve dhe zgjidhjet e qëndrueshme, VOA: Një zgjidhje mund të arrihet edhe për uljen e emigracionit

Qarku i Gjirokastrës jo vetëm po tkurret më shpejtësi nga largimi i banorëve dhe sidomos të rinjve, por sipërmarrjet kanë gjithnjë e më tepër vështirësi në treg për punonjës të kualifikuar dhe turizmi dhe trashëgimia kulturore mbeten degë ende me pak ndikim në ekonomi, ndonëse potencialet janë të mëdha.

26 Mars 2023, 23:00 Nga k.m.
Gjirokastër, sfidat e të rinjve dhe zgjidhjet e qëndrueshme, VOA:
Foto ilustruese

Të rinjtë në Shqipëri përballen me mjaft sfida të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme sidomos për të frenuar emigrimin jashtë vendit. Universiteti i Gjirokastrës, organizata "Vizit Gjirokastra" dhe rreth 30 trajnerë vendas dhe ndërkombëtarë po mbështesin një grup të rinjsh për t'u përballur me sfidat në edukim, punësim dhe biznes. Të rinjtë e vlerësojnë fuqizimin e mendimit për sipërmarrje të reja si një mundësi për të ndikuar në zhvillimin e rajonit dhe më gjerë.

Disa dhjetëra të rinj janë mbledhur në Gjirokastër për të punuar së bashku drejt një aftësimi më të mirë për të përballuar sfidat.

Universiteti i Gjirokastrës, organizata “Visit Gjirokastra” dhe rreth 30 trajnerë vendas dhe të huaj në kuadër të programit ndërkombëtarë “Impakt Week” mbështesin për një periudhë dy javore këta të rinj për të trajtuar dhe gjetur zgjidhje të qëndrushme për disa nga këto sfida.

Qarku i Gjirokastrës jo vetëm po tkurret më shpejtësi nga largimi i banorëve dhe sidomos të rinjve, por sipërmarrjet kanë gjithnjë e më tepër vështirësi në treg për punonjës të kualifikuar dhe turizmi dhe trashëgimia kulturore mbeten degë ende me pak ndikim në ekonomi, ndonëse potencialet janë të mëdha.

Elona Bejo një sipërmarrëse në turizëm thotë se për disa ditë mori aftësim për trajnere nga trajnerët ndërkombëtarë dhe tani udhëheq një grup studentësh dhe profesionistë të fushës duke përdorur metodën e “dizenjimit të mendimit” e cila i mëshon punës në grup.

“Kjo nuk është një metodë tradicionale e të mësuarit apo të zgjidhurit të problemeve, është një metodë e punës në grup, që e nxjerr problemin nga sinteza e të gjitha mendimeve dhe pastaj e zgjidh duke marrë parasysh gjithë pjesëtarët dhe të gjitha mendimet. Është një metodë që kërkon shumë punë në grup. Për çudinë time puna në grup ditën e parë ndodhi me vështirësi, sinergjia, bashkimi i njerëzve, por në ditë në vijim i pashë të rinjtë më bashkëpunues dhe shumë më aktiv”, thotë ajo.

Bejo thotë më tej se një nga sfidat që identifkohet nga të rinjtë jo vetëm për Qarkun e Gjirokastrës por edhe më gjerë është mungesa e punonjësve

"Sfida më madhe është mungesa e punonjësve të kualifikuar, të motivuar,të qëndrueshëm . Kjo është një plagë e madhe që ne kemi. E rëndësishme është ta identifikojmë mirë këtë problem, ta kuptojmë mirë dhe pastaj të ofrojmë zgjidhjet", thotë ajo.

Disa nga rrugët që janë diskutuar për të përballur këtë sfidë thotë më tej Bejo kanë qenë të lidhura në bashkëpunimin mes biznesit dhe universitetet.

"Zgjidhjet kanë ardhur nga diskutimet në grup. Është shumë interesante se si vetë studentët propozojnë bashkëpunim të biznesit me universitein për të gjetur punonjës. Komunikimi i drejtëpërdrejtë i biznesit me universitete mund të sillte kontrata pune për studentët, mundësi për praktikat profesionale që studentët të kenë mundësi të nisin e të plotësohen nga ana profesionale. Një zgjidhje tjetër është thithja e punonjësve nga tregu i huaj nëpërmjet platformave dixhitale", thotë ajo.

Ndërsa Inva Muho pedagoge e informatikës në Universitetin e Gjirokastrës e sheh aktivitetin si një mundësi të mirë për fuqizimin e të rinjve dhe studentëve.

"Është një mundësi mjaft e mirë për qytetin tonë, studentët tanë për gjithë aktorët e biznesit që marrin pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar. Emigrimi i të rinjve dhe “largimi i trurit” në përgjithësi është një problem shumë i madh për Shqipërinë dhe Gjirokastrën në veçanti. Këto janë evente që ndikojnë shumë pozitivisht në krijimin e ideve të ndryshme, në mënyrën se si ne i konceptojmë problemet e ndryshme dhe si ofrojmë zgjidhje. Dhe një zgjidhje mund të arrihet edhe për uljen e emigracionit", thotë ajo.

Inva flet më tej për disa nga temat kryesore ku janë nxitur më shumë diskutimet e të rinjve dhe zgjidhjet e qendrueshme, të propozuara.

"Është trajtuar pjesa e turizmit se çfarë mund të bëhet më shumë për turizmin në Gjirokastër, pjesa e punësimit ,si mund të rritet punësimi në Gjirokastër, si mund të sjellim të rinjtë e kualifikuar dhe të mbajmë fuqinë që kemi aktualisht, është trajtuar edukimi se si mund të jetë produktiv për tregun e punës, hapja e sipërmarrjeve të reja, etj", thotë Inva Muho pedagoge e informatikës në Universitetin e Gjirokastrës

Trajnerët lokalë janë përgatitur në këto ditë nga trajnerët ndërkombëtarë. Muktha Hiremath është njëra prej tyre, eksperte e teknologjisë nga India.

“Kur ne diskutuam per programin” Impakt Week” në Gjirokastër menduam se cilat do të ishin fushat ku pjesëmarrësit, studentët, profesionistët do të fokusoheshin. Ne vendosëm që të fokusoheshim tek edukimi dhe tek punësimi dhe impakti i turizmit dhe trashëgimisë kulturore në idetë e reja për biznes", thotë Hiremath.

Krahas studentëve dhe sipërmarësve të rinj në diskutime u përfshine dhe një grup gjimnazistësh të talentuar.

Orjana Dudumi thotë se ka përfituar jo vetëm nga puna e përbashkët, por sidomos nga ndihma e trajnerëve të huaj që vijnë nga Gjermana, Shtetet e Bashkuara dhe India dhe u përkasin fushave të ndryshme si teknologjia, planifikimi urban, turizmi, ekonomia etj.

"Kam njohur student të rinj, kam marrë shumë përvojë nga ajo që më kënë treguar për degët që kanë zgjedhur por edhe nga të gjithë trajnerët e huaj që po punojnë këto ditë me ne", thotë ajo.

Sipas organizatorëve rreth 100 studentë ,përfaqsues nga isntitucionet vendore dhe biznesi duke u bërë pjesë e këtij programi do të përbëjnë një bërthamë të mirë nxitjeje për profesionistë të tjerë për t'u përfshirë më shumë në trajtimin e sfidave për të rinjtë jo vetëm në këtë qark, por edhe më gjerë./VOA

gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj