LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjoba ndaj rekurs-bërësve irriton avokatët, i drejtohen Gjykatës së Lartë: Po cënohet puna jonë

Sipas avokatëve kjo është një justifikim që ka lidhje me vonesat e gjykimeve.

17 Janar 2024, 13:48 Nga h.k
Gjoba ndaj rekurs-bërësve irriton avokatët, i drejtohen
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme ka reaguar Dhoma e Avokatisë lidhur me lajmin se do të marrin gjobë ata avokatë që do të bëjnë rekurse të pabazuara.

Sipas avokatëve kjo është një justifikim që ka lidhje me vonesat e gjykimeve. Ata shprehen se kjo është cënim për punën e tyre. 

DEKLARATA

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë nëpërmjet kësaj deklarate, me keqardhje dhe shqetësim të madh bën me dije gjithë opinionin publik dhe komunitetin e juristëve, qëndrimin e saj në përgjigje të prezantimit në media dy ditë para mbylljes të vitit 2023, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë lidhur me instalimin e një praktike unikale dhe te paparë e padëgjuar në praktikën gjyqësore të çdo vendi demokratik apo vendi ne zhvillim, me anën e të cilit, kërkohet të gjobiten të gjithë rekursbërsit, duke nisur nga avokatët në të gjitha ato raste kur rekurset nuk pranohen nga gjykata.

Në emër të avokatëve të Shqipërisë, i drejtohemi Kryetarit te Gjykates se Larte se : “ bërja publike e kësaj deklarate nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë duhej të ishte bërë të nesërmen e deklaratës Tuaj dhe jo sot”.
Kjo vonesë, nëse do e quajmë të tillë, ka te bëjë me faktin e pritjes të reflektimit tuaj nepermjet kërkimit të ndjesës publike, duke e konsideruar atë si një lapsus.

Mos reflektimi dhe mostërheqia nga qëndrimit juaj, me shpresen se ky eshte nje qendrim teresisht personal na detyroi ne Dhomës e Avokatise e Shqiperise të bëjmë të qartë se:

Ju duke fajësuar rekurset e bëra pa të drejtë nga avokatët u shfajsuat lidhur me vonesat e gjykimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar ndër vite. Me ketë kapërcim artificial të shkakut real të stokut, duke e faturuar tek numri i lartë i rekurseve Ju, nuk bëtë prezent shkaqet e vërteta të krijimit të vonesave në gjykim të krijuara në vite.

Ju duhet të ishit transparent dhe të pranonit shkakun real të vonesave e për rrjedhoje të stokut për shkak mosparashikimeve si dhe të mosmanaxhimit të problemeve që do të passillte zbatimi i reformës në drejtësi.
Duam t’ju kujtojmë se reforma në drejtesi u bë për shkak të shumë problemeve të krijuara në vite, veçanërisht korrupsionit që kishte mbërthyer organet e dhënies së drejtesise dhe organet e ngritjes së akuzës, përkatësisht gjyqësorit dhe prokurorisë e aspak të avokateve.

Rëndësinë dhe rolin e avokatëve, ju e dini shumë mirë i nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu Ju, dhe kushdo e ka të qartë që korrupsioni fillon dhe mbaron atje ku jepet drejtësia dhe jo atje ku kërkohet drejtësi dhe mbrohen interesat legjitime të një palëve në proceset civile, penale e administrative.

Zoti kryetar, Ju dhe kushdo e ka të qartë që avokati përfaqëson dhe shpreh interesat dhe vullnetin e atij që mbron, (klientit), e për rrjedhojë çdo rekurs është shprehje ekskluzive e vullnetit të individit si person fizik apo juridik i cili shpreson tek drejtësia dhe apelon në çdo shkallë te gjykimit përfshi edhe Gjykatën e lartë.

Me këtë deklarim dhe qëndrim Ju cënoni hapur dy te drejta bazike, së pari, të drejtën individit per t’ju drejtuar gjykatave në mënyrën që e vlerson ai në kërkimin e një të drejte dhe së dyti të drejtën per të ushtruar pa kufizim ushtrimin dhe realizimin e mbrojtjes nga avokatët, si dy te drejta themelore të sanksionuar në kushtetute.

Zoti Kryetar, Avokatia është një shërbim i pavarur nga organet e Gjyqësorit dhe Prokurorisë e për rrjedhojë në sallën e gjykimit pozicioni ynë në përfaqësimin e interesave të palëve duhet të jenë të barabrta dhe te trajtohet teresisht dhe s’mund të kufizohen nga vullneti me asnjë akt apo mjet.

Kjo nuk është orvatja e parë dhe e vetme, kohët e fundit në hallkat e gjyqësorit po ngushtohet aksesi i individit në drejtësi e për rrjedhojë edhe ai i ushtrimit të profesionit të avokatit në gjykimin e proceseve penale, civile dhe administrative. Me keqardhje konstatojmë praktikën e instaluar nëpërmjet gjykimit në dhomat e këshillimit pa pjesëmarrjen e avokatëve dhe palëve, praktikë e cila nga e fiksuar në ligj si një gjykim i veçantë është kthyer në gjykim të zakonshëm .
Ju vëmë në dukje se kjo praktikë është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, me kushtetutën tonë dhe me kodet e proçedurave si dhe me praktikën e Gjykatës Europiane të Të Drejtave të Njeriut, lidhur me parimin e një proçesi të drejtë e ligjor. Aty ku barazia e palëve dhe degjimi i tyre drejtëpërdrejtë nga gjykata janë parime gjykimi bazë për marrjen e një vendimi të drejtë bazuar në ligj e prova.

Zoti Kryetar i Gjykatës së Lartë deklarata Juaj përfundimisht sanksionoi qëndrimin e shkallëzuar që i është bërë ndër vite ushtrimit të profesionit të avokatit nga legjislativi nga ekzekutivi dhe tashmë së fundmi edhe nga Ju, duke uruar dhe shpresuar qe deklarata Juaj ishte teresisht personale dhe jo nga trupa e nderuar a Anëtarëve të Gjykatës së Larte, po ju drejtojmë edhe pyetjen:

Deklaruat se keni dhene dënimin me gjobë të avokatëve për paraqitje të rekurseve të pabazuar, po per rekurset e pabazuara te prokurorëve, avokatëve të shtetit dhe institucioneve, a keni dhëne ndonje vendim te tille ?
Se fundmi, sa sipër me keqardhje vlerësojmë se, qëndrimi ndaj institucionit të avokatisë sot, ne një vend që aspiron dhe ka filluar procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, është shumë herë më i rëndë nga ajo që ndërmori rregjimi totalitar që lamë pas i cili, hapur mbylli dhe hoqi dhunesisht për 25 vjet institucionin e avokatisë ne procesine e dhënies të drejtësisë”.

dhoma e avokatise gjykata e larte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj