LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt, prokuroria: E apelojmë

Sipas vendimit dhënë paraditen e kësaj të premteve, gjykatësi Justice Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja e shtetit për Punët e Brendshme, Yvette Cooper, nënshkroi një urdhër ekstradimi me akuzat e vjetra për vrasje për gjakmarrje, e cila u ndryshua në vrasje në bashkëpunim me paramendim.

24 Prill 2026, 19:57 Nga D.S

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian

Ky është vendimi gjykatësit Justice Swift disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ku pranon kërkesën për mos tu ekstraduar në Shqipëri të Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Steven Hunt dhe Edmond Haxhisë, i cili sipas Prokurorisë së Lezhës ishte organizatori i vrasjes.

Sipas vendimit dhënë paraditen e kësaj të premteve, gjykatësi Justice Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja e shtetit për Punët e Brendshme, Yvette Cooper, nënshkroi një urdhër ekstradimi me akuzat e vjetra për vrasje për gjakmarrje, e cila u ndryshua në vrasje në bashkëpunim me paramendim.

Në të tilla argumente që kishte, gjykatësi i shpalli urdhër-arrestet të kthyera në urdhra ekstradimi si të pavlefshme.

Një tjetër argument i pranuar nga gjykata lidhet me garancitë e dhëna prej prokurorëve të Lezhës se pestë të kërkuarit nuk do të akuzohen për gjakmarrje.

Kjo garanci thuhet në vendim nuk ka më forcë vepruese pasi të dy prokurorët që e kanë lëshuar nuk janë më pjesë e drejtësisë shqiptare pasi u larguan prej vetting-ut.

Top Channel pyeti prokurorinë britanike e cila në këtë rast përfaqëson interesat e shtetit shqiptarë se çfarë ndodh pas këtij veprimi.

Një zëdhënës tha se “në emër të Republikës së Shqipërisë, është dhënë njoftim për synimin për të kërkuar leje për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Supreme sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003”.

I njëjti zëdhënës  konfirmoi se Haxhia, Mithan, Simpson dhe Hunt do të vijojnë të mbahen më paraburgim ndërsa Bridgeman e lirë me kusht./Top-Channel

vrasja e ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë